Një puthje faji u ndal buzës-Alma Mehmeti


Një puthje faji u ndal buzës

Sytë e tu të perënduar,
Mes dhimbjes shpirtit thanë “më fal”,
Dhe kur hëna sapo ish zgjuar,
Një puthje faji mbi buzë  m’u ndal.

Si mundem mërinë ta bëj kështjellë
Kur dashuria mure akulli shkrin?
Dhe me mëndafsh të artë mbështjell,
Një shpirt që ndrin si xhevahir…

Ti shiun vetë ma sjell qerpikut,
Dhe diellin natës e lind për mua,
Si një verë që vjen mes dimrit,
Dhe më sjell lulen “Tê dua”…

Por ti nuk je Perëndi,
Mrekullitë nuk ekzistojnë,
Nëse shiun sjell tek unë,
Nga dy ujvara do pikojnë.