Një “sagë” tragjike-Tregim-Nga    Përparim  Hysi


 

                           Tregim

Nga   Përparim  Hysi

                Prolog

          Pragviteve ’60-të,të shekullit tjetër,agronomi i mesëm Latif Meçani vazhdoi një kurs për pambukun.Aty,pranë qendrës së kursit,qe dhe një për rrobaqepse..Një mbasdite,tek luante futboll,goditi një top fort dhe topi,sikur ta kish vënë në shënjë,goditi një kursante qëkalonte atypari.Goditja qe jo vetëm e beftë,por dhe e fortë,dhe ftakeqja,tek ra për tokë,bërtiti:-Gomar!.Futbollisti,më tepër ishqetësuar se i fyer,vrapoi dhe,tek e ngriti fatkeqen nga toka,i tha:-Mëf fal,se qe fare pa dashje.”Viktima”, tek pa  veten në krahët e këtij djalishpatullan,sado që po përlotej, e kuptoi që e kish kaluar”masën”dhe i tha:-Dhe ti të më falësh,se e teprova.

Kaq.Dhe,aty për aty,u ndanë,por secili për hesap të vet,sikur po thurnin një”gardh”apo ca më shumë.një ëndërr.

Ai:-Po sa emirë që qenka!Dhe unë e vrava.Sikur i këputa kokën një trëndafili që po hapet i plotë.Ajo:-Po si i thashë atij goxha djali:gomar.Pupu!SA turp! Po si do i dalë para sysh?

Të nesërmen,ai.bëri si bëri,dhe hodhi një sy andej nga kursi i rrobaqepseve.Ajo e pa a nuk e pa,nuk u mor vesh.Por,pas dy ditësh,si,fare rastësiht,ata u takuan me njëri-tjetrin dhe,veç faljes,xhëku shkuan dhe më tej.

                 *     *     *  

U martua Ballabani i Muratit dhe,ndryshe nga të tjerët,nuk bëri dasëm.Unë sa

kisha vjatur  në  fshat dhe u çudita me këtë ,Ballabanin ,që nuk bëri dasëm.Pyeta plakën Qeriba(kjo i bie kryq e tërthor fshatit dhe,sikur i di tëgjitha),dhe i them:-Moj hallë Qeribaja,si nuk bëri dasëm ky, Ballabani?Ajo,më shumë qeshi me pyetjen time,dhe më thaa:-Po ç’dasëm do të bëj,ky Ballabani? TË parëën e ka lënë prej kohësh dhe këtë e mori,pa u njderë,për të hënë,sikur të qe e ve.I ve është ai korb(se si korb është,të kallë datën), kurse ajo mos është more djalë, si kolopuçe.Për  ta pirë në kupë,siç thoni ju ,shelegët.Plaka Qeriba është si burrë.As e ka për gjë të ë zihet dhe me një burrë.Gratë ,po e po,që i bën sus ajo.E falnderova  hallë Qeribanë dhe ngjita shkallët e katit të dytë ku kam shtëpinë.

           *     *    *    

Fati,- thonë,- është mirë që të të ndjekë  dhe jo ta ndjekësh.Kështu ndodhi dhe me mua.Pas martesës,Ballabanit i dhanë një dhomë po në kat të dytë,ballë përballë,me dhomën time.Dritaret tona shikonin njëraa-jetrën.Domethënë,po t’i besojmë plakës Qeriba,unë do isha ballë për ballë me Kolopuçen.Kur e pashë për herë të parë,mbeta gojëhapur sikur kisha ngrënë gjellë të nxehtë Qe e bukur si një ruspë,kurse Ballabani,përkrah  saj,dukej si një gorillë.Apo s’qe dhe i  zi,si korb kur thoshte plaka Qeriba..E shihja me neps, se atëherë qeshë riosh,rreth 18-vjeç.Epo komshi dhe komshia do sajdisur.Dhe zura nga avazet.Po ajo,sa po më hidhni sytë ju që lexoni,as që i shkonte asaj ane.Ballabani qe punëtor i madh dhe nuk kthehej  në shtëpi pa bër dy ose tri norma.Në fermë (ndaj dhe ia dhanë dhomën në pallat) i thoshin ekskavator.Sa kthehej nga puna,lahej,vishej me ato rrobat e e dhëndërrisë,i vinte Kolopuçes krahun dhe frymëm në qytet.Qytetti qe tri-katër km larg,po nuk përtonte fare.Në këmbë çdo të ngrysur,me Kolopuçen prej krahu.Gratë e lagjes mënd shkulnin faqet,se vetëm Bllabani bënte kështu dhe sa pë burrat,dëgjova Dervishin që tha:-Burri i madh në moshë,ia di kimetin gruas.Se Ballabani qe nja 45-vjeç dhe Kolopucja,taze,si çupa etij.Plaka Qeriba,që i di të gjitha,tha:-E bleu si plaçkë dhe si plaçkë po e mban.I shkreti,nuk e di,se,sa më me pekule ta mbash gruan,aq më shumë pleshta vërvit.Të ka faj plaka Qeriba?.Po hajde dhe mbreji qetë me të,në ta mban.

Ballabani që në mëngjes në punnë dhe Kolopuçja në shtëpi.Dhomën po e ka ngjitur me timen  dhe unë filloj nga”nxemja”.Hap radion dhe,gjasme radioja ka një këngë dashurie,ia thërres pas saj,asaj këngës korçare:Për Lenkën.Ndoshta ju kujtohet  ajo kënga:”Lenkë,shprti im i dashur/ hajd të dalim,në lëndinatë.Doja  të tërhiqja vëmëndjen e Kolopuçes,po,kur e pashë që nuk ma vari,shpërtheva me zënë dy oktavë,”Syçkat,doçkat,buuçkat,lërmi të t’i puth/të t’i përkëdhel si zoçkat/për  tërë jetënë.Kot që u ngjirra,as që m’i hodhi sytë.U nxeha për një çasst,po sytë as që ia ndaja unë.Sa mori enët për të shkuar tek burimi,zbrita shkallët me një frymë.T’i dalë përballë,them,do më flas se nuk bën.Kështu bëra,po hiç.Uli kokën si të kish bër turp.Epo,pikë ezezë.Po më sheh seç

bukruosh jam unë,apo i ka të plasur?! Ëhë,- thashë,-le  që është e bukur,po dhe besnike ndaj burrit.Po e sheh atë ajo,që ai si katana,gati të trëmb.Tmerr e kisha kur fikej drita..ja,-thosha,-ai,ariu me putrat e tij,po eshtyp atë sorkadhe,Se si sorkadhe qe.

Kisha  vënë re  që deri lart,sa kish ikur Balllabani,ngjitesh deri në dhomë( po lija gjë pa parë unë) dhe linte biçikletën brigadier Latif Meçani.Mos kujtoni  se qëndronte.Linte biçikletën dhe kaq.Latifin e kisha shok.Qemë,pothuaj,në një moshë,dhe me të luanim futboll.

               *     *     *  

Kur një ditë,sa u ktheva nga shkolla,më doli plaka Qeriba.E,mor dhaskal,më tha,e more vesh mynxyrrën?-Ç’mynxyrrë?E vranë atë “sterranikun”,shokun tënd.-Kë vranë?-pyeta nxitimthi.-Brigadierin,atë “qejflinë”,nuk e di ai që”koka e vogël” ha të madhen.-Po kush dhe pse?-Po Ballabani ,se i pat ndrequr “urat” me atë Kolopuçen.-Po ç’kolopuçe,moj hallë Qeriba.Po për atë e vë dorën në zjarr unë-Opo lëre dorën në zjarr ti,po shyqry që qe mbi të,se dhe ti xhëku lëpiheshe,-m’i preu drutë shkurt.Kur hyra në shtëpi,më treguan se  Ballabani,e kish qëëlluar brigadierin tri herë me thikë dhe,kur e kish parë që kish rënë për tokë,frymën e kish mbajtur në shtëpi,që të vriste dhe të shoqen.Më erdhi keq,për ç’i kish nodhur shokut tim,dhe dola:-Për ku vrapin?-pyeti plaka Qeriba.-Do vete të shoh brigadier Latifin.-Mos shko,- më tha.Nuk të vret njeri kot.Pse nuk të vrau ty,Ballabani.Në këto,punë të ndyra,tha plaka Qeriba,ka faj ai që vritet.

Shkova dhe frymën në Vlorë,se Fieri akoma nuk kishte kirurg në atë kohë.E gjeta.E kish operuar duararti,dr.Shyti,dhe,për pak,kishte shpëtuar nga vdekja.Një thikë nja dy mm larg zëmrës,një në stomak dhe një në krah.Latif Meçani e sfidoi vdekjen se kish një trup prej Herkuli.Harmonioz dhe,për kohën,një nga djemtë e hijshëm të qytetit.E shikoja me dhëmbje atje të fashuar sikur vinte nga një betejeë e përgjaskshme dhe,kur më pa mbi kokë,tha,përmjet dhimbjesh:-Ishte e tmerrshme që të vdisje.

       *    *   *  

Kur brigadier Latifi doli nga spitali,u bë dhe gjyqi i Ballabanit.Qe krirm i rëndë dhe kish ardhur dhe gjykatës nga Tirana.Të gjithë dëshmitarët (edhe i vlëllai  I Ballabanit) ,folën në favor të brigadierit.Si të kurdisur,me një gojë,thanë:-E vrau kot.Se dyshonte dhe aq.

Erdhi dhe radha e Ballabanit.Salla,mbushur plot, sikur ngriu.Çfarë do thoshte ky,ditëzi? DHe ja ,në vija tët rasha,çfarë tha Ballabani.

GJ:-I pandehur,Ballaban Murati,pse e vrave brigadierin Latif Meçani.-Se po puthte time shoqe.-Ku e pe ti?-Tek shtëpia  ime e vjetër?-Po pse nuk veprove,kur i pe,po krimin e bëre të nesërmen?-Se kisha friklë  që më itke me vrap.Ndaj durova tërë  natën.

GJ.:-Ti e bëre krimin dhe vrapove për në shtëpi.Përse ike nga vëndi i krimit?.-Ika se doja të vrisja dhe gruan,po  atë nuke gjeta në shtëpi.

I erdhii radha dhe Kolopuçes.Pyetje:-Ç’ke për të thënë për të pandehurin?-Ai është burri im që ka hedhur baltë mbi nderin tim.Po tërhoqi fjalët që ka thënë për mua,unë prapë e fal dhe e pranoj për burrë. Gj:-Dëgjove i pandehur,ç’ke për të thënë?B:-Për një gjë më vjen keq:që nuk arrita t’u këpus kokën që të dyve.Tani jam i lidhur dhe do bëj burg,po kurdo që të dalël,vetëm po  nuk dola gjallë,se kurrë-kurrë nuk i fal.Një ditë do vijë që njerëzit do ta zbulojnë të vërtetën.Nuk kërkoj faljje se jam në të drejtën time.

Epilog…

Ballaban  Murati u dënuam e 25-vjet burg.I bëri ato kokërr për kokërr dhe doli aty prag viteve ’90-të,i plakur dhe i rrëngjuar.Kolopuçja u martua në një qytet tjetër,kurse brigadier Latifi sot është biznesmen.Vonë u mor vesh se Kolopuçja qe ajo”fatkeqja” që Latif Meçani e kish goditur me top.E kish vënë në nishan,or burazer,tha dikush që dinte të fshehtën.Këtë”sagë” që pati një fund ,pak tragjik.