Një vëzhgim blic në një universitetet jo publik…Nga Piro Millona Minella


…” “Auditorët ” plot me studentë…shkenca shkrihej në një filxhan kafeje 80 lekëshe…”

…Dite e bukur në Tirane. Pranvera po shpaloste me tere ngjyrat e ylberit bukurine e saj…

Isha diku dhe perballe shquajta godinen e nje Universiteti Jo Publik, teper i bukur, me ate fasade aq ndjellese per nje studim te plote “shkencor”

Mbajta kembet dhe u ktheva nga rruga. Ishte postbloku i parkingut te Universitetit. Brenda tij ishin parkuar mbi 30 apo 40 vetura te tipeve nga me luksozet te koheve te fundit. Besoj se nuk vlente asnje me pak se 30 mije Euro. Sa eshte rritur “mireqenja” e ketij populli.

Para hyrjes kryesore ishte nje ambjent kafeje “shlodhese” per studentet e lodhur dhe te “raskapitur” nga gjithe ai intesitet i leksioneve. Pa ekzagjerim ishin mbi 70 apo edhe me shume studente. Kalova pak me tutje ne “veranden ” e lokalit edhe aty “Auditori ” ishte plot me studente, qe kishin para kafe 80 lekeshe dhe uje 70 leke. Pa i numeruar mbesoj edhe ketu nuk kishe ku te rrije se kapaciteti i :Auditorit” ishte plot besoj me nje veshtrim te shpejte te financierit rreth 100 studente.

U ula dhe une porosita nje kafe. Ngjitur me mua ishin ulur dhe dy studente. Si kurioz shikoj oren 10.05 minuta, kohe e zhvillimit te leksioneve dhe te seminare.

-A nuk eshte orar mesimi- i drejtohem studnetit aty afer qe po pinte dhe nje cigare te markes te shtrenjte.

-Po sigurisht qe po- ma kthehu ai, por ka edhe grupe qe kane pushim.

-Sa veta jeni ne nje grup -ishte pyetja e rradhes e imja.

-Po rreth 25 deri 30 -u pergjigj studenti.

Hodha veshtrimin dhe brenda ne lokal edhe aty kishte shume studente. Po te beje nje llogari si llogaritar, jo si financier aty ne ambjentin e atij “Auditori” kishte rreth 200 studente.

Pra sipas llogarive te studentit i bie te kishin 8 grupe pushim. Nuk e di te sakte numrin e studenteve ne ate Universitet por te jene jashte mbi 20 apo edhe 30 % e studenteve, e kuptoni vete se cfare lloji mesimi behet aty, ku pergatitet “truri” special per sfidat e jetes tone per intergrimin ne Europen e endrruar qe cdo dite e largohet nga brigjet tona…Dhe cudia me e madhe nuk me zuri syri askujt nje cope liber apo fletore

qe si studente te kishin me vete. Kaq “tru” special eshte ky brez i ri sa nuk ka nenvoje per asnje nga keto te dyja por e injekton dijen thelle ne “trurin” e tyre rrafshe nga brazdat..

…U ngrita dhe kujtova kohen tone te studentllekut, ku me 24 mungesa pa aresye merrje edhe perjashtimin nje vit nga Fakulteti dhe me 3 provime ne vjeshte perserisje vitin akademik, kurse sot lene per vjeshte edhe 10 apo edhe me shume lende….