Njerëz si ty !Besnik Memelli


NJERËS SI TY !

I pëlqeje shumë, poezitë e mia,

Ma thoshe shpesh, në telefon,

Dhe pse, të kish marë pleqëria,

thoshe shpesh, je kampion.

Një ditë të bukur, për një fjalë,

Që unë t’a thashë,në kofidencë,

S’di pse të mbeti, hatri ty vallë ?

S’di pse e more,si një tendencë ?

Qe ditë zgjedhjesh, bashkiake,

Foto profili,fute kandidatin tënd,

Kur unë të pyeta,po këtë ç’e ke ?

U xhindose dhe më le, pa mënd.

Dhe pse ti ishe, një minoritare,

Të respektoja,porsi nënën time,

E nxorre kokën, ti moj ziliqare,

E kishe gjithë, ato pretendime.

S’më thyeve dot,bllok më bëre,

Njerës si ty, jo nuk kam ç’i dua,

Bëre më kot, gjithë atë potere,

Sa keq për ty, sa mirë për mua.

Dhe pas shumë debatesh etnie,

Fitimtari dola unë, se jam etnik,

Se këtu i thonë, tokë Shqipërie,

Jam bres pas brezi,stërnip ilirik.