NJERËZIT E VITIT

Njerëz të majmur
Me shpirt të harruar
Në mbledhje klanesh,
Zemër e mëndje mallkuar.
Si Harpagonë mblidhen kokë më kokë
E ndajnë ujemet e fundshpirtit;
Duartrokasin për njeri tjetrin
Për “vepra të mëdha”
Me gjakun e djersën e të tjerëve
“Hosana, Baraba”.
Si “SS”-të e aksioneve vullnetare,
Në gjirize mendimesh tradhtuar
Marrin dhe çmime ndërkombëtare;
Me egon e djathtë të zymtuar.
Më ecin ballas me kadillak shaluar.
Dhe të mendosh se ish mvartësi im,
Një togë ushtarësh
S’e mbante dot rreshtuar.
Është hidraulike i lagjes, pijaniku,
Ushtari harrakat i droguar;
Karrocjeri që mburrej me tufën e zilkave
Në qafën e pelës gërdallë.
Artisti që tregonte barcoleta erotike,
Prifti i ri me botën e re mistike.
Këta njerëz të vitit
Ardhur nga katet e ferrit
Grinden e çirren si Ugolinë
Për padrejtësitë e bëmat e Enverit.
Më vjen ndot për botën e tyre
Gjymtuar nër globalizëm
Si papirus i vjetër,
Përbetuar i lutem Zotit
Të krijojë për ta
Një botë tjetër.