Nji gjysme yll!Angjelina Gjeka Murtezi


Nji kokërr gruri në toke

e shkelën me këmbë,

vendi u ba gur,

asgja nuk mbiu aty.

Nji lule me rrënjë e hoqën e hodhën tej,

në atë vend u ba nji perrua

që rridhte, gjak me sy hane.

Nji fëmije i braktisun qante

vaji i tij e dridhi tokën,

qielli u mbulua me tym.

Nji pasqyre që rreze lëshonte deri larg

i verboi, sytë e qenve

që natën shetisin rrugëve.

Nji gjysmë yll kishte mbetun varun

në nji pendel pllumi,

nji zemër u rrokullis e ra në flokun e borës.

Andrra u shtri duke qeshur

e shkriu akullnajen që e rrethonte.