E verdha-Fatbardha Budini


Gjeta disa fjalë ku zotëron mahnitëse e verdha.

Tek floriri,tek mjalti dhe tek e mrekullueshme dafina.

Gjeta dhe fjalë të tjera,si zjarr,limon dhe rreze Dielli.

Si dhe fjalët Hënë,Yje që ndriçojnë lartë tek Qielli.

Disa mendojnë që e verdha është thjeshtë e verdhë.

E verdha është tek gjethet e arta që bien në Vjeshtë.

Pa ngjyrën e verdhë nuk do krijohej ngjyra portokalli.

As ngjyra jeshile që kësaj Toke i jep hijeshi.

Netët në këtë Tokë,vërtetë janë shumë të errëta.

Por ndriçimin e madh e jep si përherë e verdha.

Pa të verdhën jeta jonë do ishte e pandritëshme.

Gjithçka në këtë botë do të na dukej e padobishme.

Pa ngjyrën e verdhë asgjë nuk do të kishte kuptim.

Është drita vezulluese që na jep ngrohtësi dhe shkëlqim.

Ti je e verdha dhe kjo Tokë ka nevojë për ty.

Ti je ndriçimi dhe ngrohtësia e vetme në këtë gjithësi.