O bilbil-Halit Haliti


Malli i një kënge

Të dëgjuar qysh moti

Nga gjumi më zgjoi

Ndaj e them dhe e përsëris çdo herë

Malli më tërheq zvarr rrugës gjarpërore

Tek ti më qoi

Rrugët shuhen njësoj si njerëzit

Kënga jote asnjëher.

Timbri zërit tëndë rrëshqet si uji

Nëpër myshqet e kroit n,Estrovic

Shpatit të Matozit e ahishtes së thatë

Në rremin e një dege të qarrit të moçëm

Këto vargje për ty shkruaj.

Këngët tua

lundrojnë në detin e paanë

Për t’mbush zbrastësin

E shpirtit të çdo shqiptari

Bilbilat e Mushtishtit

Këtë epitet mbajnë

Këngët tua bedena kalash

Për të dëgjuar më ka marr malli.

Sytë e përlotur në shtekballin tim

Jan lot malli

I këngës së vjetër

Gërmadha kujtimi

Që më rrëzojnë përtokë

Ma këndo këngën” O BILBIL “

Si asnjëher tjetër!