O Demir na humbi kënga-Nga Enver Cakaj 


Sa herë e takonim ustanë e këngës, Demir Zyko, na dukej sikur këngën e nxirrte nga xhepi dhe ajo merrte dhenë. E tërë lugina e Tomorricës të dukej si tribunë, ku logorisej kënga e tij, që konkurohej dhe barazohej me Tomorrin. Ai burrë eshtak, me ato mustaqe, që i shkonin me farkën e trupit, kishte pronë të vetme  këngën. Për këtë kishte tapi të vulosura e firmosura.

Ai i jepte vlerësimin maksimal të këngës. Ishin mbushur 40- vite çlirim dhe Demir Zykua e kishte nxjerrë këngën nga istikami dhe i kishte dhënë shushavën. Kënga e tij ishte ngjitur nëpër tribunat e festivaleve dhe ishte bërtë pronë e të gjithve, se ai nuk këndonte për hesapin e tij. Tek këndonte vëndçe në ballkonin e shtëpisë, dikush i jep një gazetë. Nga maja e shtetit pa të shkruar këtë vlerësim: “Këngët e tua përshkruajnë me besnikëri historinë tënde të madhe…” Diç ndjeu në atë shpirt të valëzuar e seç deshi të thoshte, por…në vënd të fjalëve ja mori këngës:

Sa e lumtura kjo ditë,

Lule djemtë e nënave.

Mori shkopin në dorë e zbriti në Çorovodë duke ecur nëpër ato rrugica me ca sy kërkues. Takonte njerëz, pyeste, por…nuk po gjente një njeri që t‘ja thoshte lapsit, siç ja thoshte ai këngës. Dikush e kapi befasisht nga pas, ai e shikoi me një fytyrë  krejt të vrenjtur. Por ai ia hoqi shqetësimin me një buzëqeshje. Atëherë ecën drejt një lokali, por xha Demiri pranoi të rrinin nën degën e pishave sepse i ngjanin me ato të Tomorrit.

– Kam nja dy fjalë për të thënë, po…juve sikur ngjizni mirë…Apo e kam gabim.

E shikonim dhe e shikonim atë burrë fisnik dhe na dukej sikur ishim fare të veckël përpara çallëmit dhe këngës së tij bredhërore. E kush ishte ai burrë që shkruante më bukur se kënga e tij?

– Jo, jo, mua më duket sikur edhe gurët e maleve shkëlqejnë e lëshojnë dritë…E thotë kënga ime këtë?

– E thotë, ore xha Demiri, e thotë, më fuqishëm se kaq.

– Mirë, po a e dini sa i varfër kam qënë unë?

– Si ore nuk e dimë?!

Kryeburri i Skraparit ishte bërë kryekëngëtari i polifonisë shqiptare. Ishte një kapërcim befasues. Ai e shtrydhte të shkretën djersë mbi ato copa ara, por ato s‘jepnin gjë prej gjëje. Edhe ato varfëronin si të gjithë tomorricarët. Iknin nëpër pazaret e rretheve e herë gjenin e herë vinin bosh. Nuk kishte ëmbëlsinë e bukës së tyre, po të paktën i mbante me shpirt. Pa bukë e niste nëna me bagëti e i thoshte të këndonte kur të vinte te Guri i Tundur, që të merrte vesh a ishte gjallë!

     – E ore, kështu ka ngjarë. Këngën s‘ma merrte dot njeri, e kisha timen dhe e kam ngarë viti vitit. Atëhere më dukej sikur haheshin kënga me varfërinë. Tani këndoj më shpjeguar se s‘ka pengesë kënga. Ajo qe më e zonja dhe e mundi varfërinë. Bukën që kërkonim deri në derën e djallit e kemi përzier tok me këngën. Se këngët nuk i kemi kërkuar nëpër pazaret e botës. I bëjnë djemuria, i këndojnë të gjithë. A e keni njohur Agim Carkanjin ju? Ai e nget këngën toidhio si unë. Dhe tani s‘kam merak më, se kur e merr një këngën e marrin të gjithë.

Sa herë kalonim Qafën e Dëvrisë, na dukej sikur kënga e tij na ndiqte pas:

                    Sa të jenë malet në këmbë,

                   Kënga jetë e jeta këngë.

Një ditë ai zbriti në Çorovodë tepër i nervozuar. Në darkë kishte dëgjuar një program me këngë të përpunuara popullore. Ku përfshihej edhe kënga e tij “Mbeçë more shokë mbeçë” dhe i ishte dukur sikur e tallnin.

– More mos e njihni ju një rrufjan që ma ka prishur këngën? Më duket se e quajnë Janaq Mici.

Kur i treguan se ai ishte, por e kishte përpunuar këngën e tij të bukur, ai u nervozua sërish:

– Si ore e ka përpunuar? Pse keq e paskam kënduar unë?!

-U desh një bisedë e gjatë me një gotë raki përpara, që të bindej përse përpunohej kënga. Atëhere fërkoi mustaqet me dotë, qeshi dhe tha:

-Hë qerratai, zërin e kishte për këngë!

– Xha Demiri e shëtiti këngën nëpër Shqipëri, ashtu siç e shëtiti ajo. Por fare papritur, nga Saranda vjen një letër. Ai pyeste Komitetin e Partisë: “A e dini ju ku është nip Demir Zykua?” Çuditërisht një instruktor partie shkoi vetëtimthi në Gjerbës dhe takoi një nga djemtë e xha Demirit tepër i shqetësuar.

–  Ju lutem, si me terezi, i thoni xha Demirit të mos bjerë shumë në sy dhe këngën ta ndërpresë!

– Si? Po atë kënga e mban të ri – u çudit djali.

– E dimë po hë për hë të mos këndojë!

– Po kush ishte ai burrë që ndalonte këngën e tij? Kënga e xha Demirit gjëmonte në të gjithë luginën e Tomorricës, por zëri melodioz u fuste drithërimën edhe atyre, që me këngën donin të bënin politikë. E ku të ishte nip ai kryekëngëtar veç te kënga?! Ndonëse eshtrave të tij u është hedhur dheu, kënga vazhdon të gjëmojë tej e tej viseve të Shqipërisë. Jetën e ndërpreu përgjithmonë, po sa qe gjallë nuk e mbylli gojën, edhe pse donin t‘ia mbyllnin. Ai e pushoi këngën, kur të tjerët shkruan këngë për të:

        BILBILI I SKRAPARIT

(Artistit te popullit Demir Zyko)

Shkrepëtimë e bubullimë,

Zëri yt vjen lart nga qielli,

Tek shumohet poshtë në hone,

Thellë zëmrave na theri.

Vjen nga larg si një jehonë,

Dhe ushton me drithërimë,

Akuzon nga koha jonë,

Tërë shekujt që na grinë.

Meteor që ndezi dhenë,

Kënga jote suferinë,

Monument për djemtë nizamë,

Që mbetën në shkretëtirë.

Gatuar e ngjizur me derte,

Këngë e rrallë, me gjimbështjellë,

Cilin nuk bëri për vete,

Mbretëroi në zëmra thellë.

Eh, kjo kënga demirjane,

Gjëmim mali, lule fushe,

Kush ka parë tjetër në botë,

Demir Zyko, Demir Kushe[u1] ?

                   O DEMIR NA HUMBI KËNGA

                  NGREHU NGA VARRI,MOS RRI BRENDA!

                               I dashur mik i vjetër,Demir!

     E di që nuk jeton më,por edhe unë që quhem i gjallë,jam si I vdekur.Dhe pot ë shkruaj ty sa për të derdhur dertet e shpirtit,me bindje se,më shumë mund të më dëgjosh ti nga thellësitë e tokës,se pushtetarët që e quajnë veten të gjallë.Ti,ore Demir,na ike megjithë këngë,sikur ta kishe me vete atë të shkretë çelës që hap këngët.Ta them këtë,seme të ikur ti,na u harbua dhe kënga.Unë nuk e pata ditur se dhe kënga që shëron shpirtërat e trazuar,të jetë kaq e sertë.Le të reja që s’dëgjojmë më,po na fluturuan dhe ato që këndonim tok.Vendin e këngëqve e kanë zënë kujet e nënave gjithara,që mbetën pa djem.Pse,o Demir e kanë inat këngën këta pushtetarët e viteve të fundit?A ka të sharë kënga “Mbeçë,more shokë, mbeç”,që edhe mallet tunden e lëshojnë lot,kur e dëgjojnë?Po ajo kënga “Në Tomorr,ku mblidhen retë”,ç’të keqe ka,xhanëm?

      Unë kam mbetur vetëm dhe gryka më është bërë shkarpë.Kaq herë kam dashut t’ja marr një kënge për qejf.Se kënga do shtratin e shaj,i dashur Demir,mirëpo bashkë me të tjerat,u prish dhe ai.A më bën zemra mua të këndoj,kur shoh djemtë e rinj si u këputet jeta në mes kot së koti?.Këtu në bokrrimat tona,ku misri zinte misrin,kërcet pushka sisin ëjëzetën në Vlorë!Dhe këto krizma na i trëmbën këngën,o i dashuri im!Se ç’janë ca,që u thonë punonjës të kulturës,po s’bien erë culture gjëkundi,sit ë kenë qenë nën dhe të zi,si ti.Rrogën e marrin një më një,plus dhe ato të dasmave.Aq janë “miqësuar” me popullin këta kapedanë,sa ndonjë ditë do t’i shikojmë të venë edhe krushq!

    Kur të lirohemi njëçikë nga punët,që na morën frymën,do të vij ndonjë ditë të këndoj mbi varrin tënd,me bindje se do të ngrihesh se këta kulturorët tanë.Këtu,tek rrija,m’u shkrep e bëra nja dy vargje,po s’kam me cilin t’i këndoj:

                              O Demir,na humbi kënga,

                              Ngrehu nga varri,mos rri Brenda!…

     Këtu në komunën tonë,është ulur flamuri gjysmë shtize e mbajmë zi pëqr këngën që na la! I paharruar qoftë kujtimi I saj!Yljen e flamurit e bënë me ceremony punonjësit e kulturës,që I paguan shteti,në komunë,në bashki e më the të thashë.Po ju,o Demir,a e ulët flamurin? Të pyes ty,se ti e di më mirë nga kulturorët e gjallë,se ç’bëhet andej nga Tomorrica.Mbaj mend se ka pas qenë një djalë I mirë aty,që e quanin Agim Carkanji,a të kujtohet ai që të “grabiti” këngën ty.Ku ta ketë shpënë këngën ai?

Ne,si fshat e si komunë,e kemi shpallur këngën si person tepër  të kërkuar.Di që policia është vënë në kërkim të saj,e pajisur me qen kufiri,po ka të ngjarë që policët të humbasin dhe vetë dhe hajde t’i gjesh më.Ore,Demir,sepse janë zvjerdhur njerëzit fare e s’ta vërzhëllen më njeriNuk janë më ata njerëz që të bënin mik në mes të rrugës.Tani ne nuk e dimë se cili eshtë njerëzillaku e maskarallëku.

      Fshatit,o i dashuri Demir,i është hedhur shamia e zezë.Na ka marrë malli për një zhurmë traktori e të lehuri qeni.Paska nevojë për të gjitha i shkreti njeri.A e di ti që kryezot i fshatit na është bërë gomari.Lavdi gomarit!Mirëpo na janë bërë shumë  gomarë e hahen me njëri-jatrin.Hallbu,na ka ndodhur një fatkeqësi.Patëm ca qen të fisshëm,por nuk na e pëlqyen jetën e fshatit dhe ikën e zaptuan qytetetet.Dhe ka plasur një qenëri,,që u dhje qyteti I tërë!Ti,Demir,bëre një vdekje të bukur,për të cilën të paçim fatin. Mua më ka hipur një frikë,se do të mbetem nëpër këto brinja e do të qelb dynjanë..Nuk kemi këmbë djali në fshat,o Demir I dashur dhe po s’u kthye kënga në fshat,zor të vijnë djemtë nga janë përhandisur.Më ka vajtur mendja të marr ca argatë nga qyteti,të më hapin një copë gropë sa jam me këmbë e me dorë,po kam një problem.Nuk e di,do t’u lutem atyre të qeverisë të më japin ato lekët e varrimit që më takojnë,po kam frikë se do të më prishin punë ata të FMN-së për ta marrë paradhënie.Ky i shkretë merak na hëngri si mola!


 [u1]