Odhisseas Elitis-Klepsidrat e së panjohurës


ODHISSEAS ELITIS

KLEPSIDRAT E SË PANJOHURËS ( ΟΙ ΚΛΕΨΥΔΡΕΣ ΤΟΥ ΑΓΝΩΣΤΟΥ)

Na ekziston një gjoks i cili mund të nxerë gjithçkanë

Një muzikë që pushton

Një gojë që hapet në një tjetër

Një lojë e kuqe.

Akoma edhe një puthje

Të të them qëllimin

Pse kështu gjakosa heshtjet e mia.

Akoma edhe një kilometër

Të të tregoj pse për një soditje të tillë kam dalë ,

Ku psherëtima jep shpirt

Duke kërkuar yje të tjera

Duke kërkuar me gjeste të nemitur,

Rërën që lanë të zhgërryer

Spazmat e dashurisë.

Shqipëroi : Lefter Shomo K/461 o.e.α