Oj Kosovë-Rubjana Nika


Oh Kosovë,

plagë e hapur e trojeve shqiptare,

oh copëz e ndarë,

padrejtësisht nga rraca gjakatare.

Oj loçkë,

pjesë e zemrës ,e gjakut ilir,

o gjymtyrë,

e veçuar padrejtësisht,

e ndarë nga kombi rezil.

Oj martire,

e djegur,shkatërruar,degdisur

padrejtësisht,

oj heroinë,

e përndjekur nga raca katile,

mizorisht.

O gjak i shprishur, pasardhës të dardanëve,

mjaft më,

mjaft u përndoqe prej tiranëve.

Oj tokë shqipesh,

vendi i trimave,heronjve të lirisë,

dhe e pavarur

don të të komandojë kombi i turpërisë?!

Oh Kosovë,

gjysma e atdheut tim të ndarë,

oj nënëdhembsur

e trimave e dëshmorëve të tu

të vrarë.

Oj krenare,

burrneshë që për trojet e tua me shekuj

luftove,

akoma vazhdon,

se farën e hithrës prej trupit tënd,

dot nuk e zbove.

Si një farë e keqe,

pas trupit tënd të brishtë

ngjitur,

nuk po të shqitet,

shumë nga pasuritë e tua i lakmon, i ka grabitur.

Pas gjymtyrëve të tua,

si kulpër rrethuar,

shumëçka tënden pothuaj ka gllabëruar.

Heu Kosovë,

durimmadhja,heroina ime,

mbahu siç je mbajtur,

bëju ballë hordhisë farëkeqe,

e shquar për krime.

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 11

Të gjitha reagimet:

11