Orët e vetmisë-Ukshin Morina


Ti vegim i bukur që ndritë ëndrrat e mia,
eja në k’të ditë të re që po nis dhe thuajmë,
për orët e vetmisë, për dëshirat e mia
që digjen mes një pylli të shkretë!
Ti zot i gjithpushtetshëm,
që di për mekatet e mia në dashuri dhe je
drita e arsyes në k’të udhë të lodhshme,
ku orët diellore mbushin shkretinë e jetës sime!
Ti agu i kësaj ditë që shtrihesh në fushnajat
e mbushura me trëndafila,
thuajmë c’trazim i ndrydhur ta thyen këngën!?
Eh ti përqafim i nëmitur i diellit,
ti shko por unë do të kërkoj si një i verbër
që sytë i ka humbur dhe në ag të ditës ndien
përvëlimin e fytyrës tënde.
Ti nuk je një diell që perëndon e dashur,
por valë e shpirtit tim në formën tënde më
të bukur që shtrihesh si një det i gjërë
në vramendjen time!…