Pasqyra e ëndrrave…Eralda Cuko


Eralda Cuko

Në pasqyrën e ëndrrave zbulojmë gjurmë

të kohës që ka kaluar dhe përqafime të

përjetshme plot buzëqeshje të pafunda,

këndojnë këngë nën tingujt e rrahjeve

të zemrës.

Në pasqyrën e ëndrrave vargëzohen

kujtimet e përhimta që rikthejnë ditë

të kaluara e të pafajshme ,ato ndriçojnë

si yjet në qiell duke na bërë të ndihemi të

plotësuar e të qetë.

Në pasqyrën e ëndrrave një botë e tërë

shfaqet para syve si një lumturi e vertetë

ku valët e ngrohta tê dritës na bëjnë të

fluturojmë drejt parajsës rrezëllitëse.

Në pasqyrën e ëndrrave jemi krijues të

botës ku shpirti nis e ëndërron duke u

përshfaqur në dritëhënën magjike të

udhëhequr nga dashuria e përkushtuar

dhe e sinqertë…

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 444

Të gjitha reagimet:

26Blerta Basha, Ajri Ramaj dhe 24 të tjerë