Për dashurinë tënde që mban era ftua…Leonard Pipa


Për dashurinë tënde që mban era ftua.

Gjithë fajet e botës të bien mbi mua!

Shiu i gurëve, zjarri i rrufeve,

Turpet e mia, fshehur në mes reve…

bien mbi mua gjethet e durimit,

Akujt e heshtjes, inati i zgjimit.

Për dashurinë tënde trëndafil me pala,

Eci përmes zjarrit vdeksha po u ndala…

Në përfund të etjes zhuritur për xhani,

Një ditë si i marrë të më dali nami!