Vjen pa pyetur pleqëria-Gezim Bega


Ah,moj pleqëri e shkretë,

pse kaq po mē sulmon?

Nga sytë, dot po nuk shoh,

nga veshët nuk po dëgjoj.

Në hije të lisit ulem té rri,

ndjej lodhje e shlodhem,

jam plakë s’jam djalè i ri.

ngrihem me zor çohem.

Dita pa lëvizur s’kalohet,

ku nata ka filluar t’thyhet,

Ngrihet e ulet e mundohet,

jo,kështu jeta nuk shtyhet.

Koha kërkon ta heq hosh,

I duket vetja si i plagosur,

Kēmbët i hedh tani bosh,

vitet po ikin,i kanê sosur.

Si gjethet janè zverdhur,

gati po i pretë kalbëzimi,

Jeta ëndrrat i ka mbledhur,

dhe pleqërisé përfundimi.