Për mua…një trëndafil-Suzana Rama


Eja në këtë natë të trishtë,

kur shpirti buçet prej vetmisë,

ta thyejmë që të dy largësinë,

heshtjen, që vet fjalët i ngrin.

Është festë shën Valentin,

hëna me yjet në qiell ndrijnë,

flladi i lehtë luan simfoninë,

që të hidhemi ëmbël në vallzim.

Eja për mua, zëmra ta kërkon

muzika, ëndra të bukura zgjon ,

të kërcejme valsin e lumturisë,

apo tangon, idil të dashurisë.

Mos u trëmb, mos u fut në stres,

përveç ardhjes, dhurata nuk pres,

të pres krahëhapur në vallzim,

thjeshtë, vetëm me një trëndafil.