Për ty-Imer Hysa


Imer Hysa

Gjumin e bëj si lehonë

kujdesem si lulishtarë

merakosem si shartues.

Për ty

malli më bën

sfidues.

SOT

Dielli mbeti pas reve

si mendje e dyzuar

si fjalë pa ngjyrë.

Sot

një thinjë më shumë

më e thellë një rrudhë në fytyrë

Ah sot

s’ desha ta besoj

që stina s’po ecen mirë.

TRENDAFILI

Në petale, petela, thekë e pistil

fjalë dashurie shkruaj për ty,

poshtë gonxhes, se prek gjëmbin

pa të, s’ka jetë një dashuri.

DY NJERËZ NE BAR

Kamarier

dy kafe,

një ujë pa gaz

bosh dy gota.

Fjalë me zë të lartë

thashetheme të forta.

PORTA E HAPUR

Zemrës s’ja mbyll portën,

në do

hyr e dil me takt,

në mbyllje të lutem

jo forcën

përplasja, trombozë, infrakt.