Për ty Vlorë gjunjëzohem-Godo Mehmetaj


PËR TY VLORË GJUNJËZOHEM

Sa lirshëm më dalin fjalët,

dhe ma mbushin kraharor,

sa rrjedhshëm më lidhen vargjet,

kur shkruaj për ty moj Vlorë.

Vlorë perrla e bukuris,

e besës dhe burrëris,

gur themeli i liris,

faqe e parë e historisë .

Për ty Vlorë gjunjëzohem,

dhe për gjithë Labërin!

në breza lavdi ke shkruar,

o zjarri që më ngroh gjinë

Kudo shkoj me ballin lart,

dhe e ndjej veten krenar,

më ke dhënë identitet,

më dhe emrin shqipëtar.