” Perëndia do të mbërrijë në agim”:Alda Merini:përktheu-Lefter Shomo


ALDA MERINI
Nga :” Perëndia do të mbërrijë në agim”

I shtrenjti im,
më thuaj fjalë besimi për ty,
njeriu im, i vetmi që dashurova
gjatë viteve të zgjatura
të tmerrit të pamend
që i bën duart të dalin
nga magjia e hidhur
aspak frytdhënëse.
Shikoji, janë gurë të çmuar
duart e mia, janë një gjuhë
për dashuri të vrullshme..
Por një zinxhir i errët
i ka mbyllur dhe i ka lidhur mbarazi
pas një kërcuri.
I dashuri im,
për ty kam ëndërruar siç ëndërrohet për trëndafilin, për erën..
Je i tejpastër, plot jetë,
një drejtpeshim yllor..
Por unë jam brenda natës
dhe nuk mund të të mirëpres.

Përkthim nga italishtja:LEFTER Shomo K/ 423 të.a.m.α