Përpara se të duash:Aferdita Hadaj


Aferdita Hadaj

Përpara se të duash jetën,

Duaj vetveten.
Falendero Zotin,
që të bekon,
dhe t’i frymon çdo
ditë……….!!!

Përpara se të duash prindërit.

Respekto
vuajtjet,dhe sakrificat
e tyre,që të rritën ty.

Përpara se të duash
fëmijën.
Falendero nënën
që e mbajti,
nentë muaj në bark.
Dhe e ushqeu me
me gjakun e sajë.

Përpara se të duash
motër, dhe vëlla.
Kujtohu, se keni
pirë të gjithë sisën,
me qumështin e bekuar,
nga hyjnesha juaj nënë.

Përpara se të duash farefisin…

Kujtohu
se gjaku ujë, nuk bëhet kurrë…..!!!

Para se të shijosh ushqimin,në familje.
Falendero,

guzhinierin që gatuan me dashuri për ty.

Para se, të duash punën.

Falendero
më përpara Zotin.
Që të jep kurajo
dhe forcë,të punosh.

Të përballosh dhimbjen,
dhe gëzimet.
Falendero Zotin,
që të jep forcën,
që t’i përballosh ato.

Të duash natyrën,
e bukur, plot lule,
dhe gjelbërim.
Më parë, kujdesu
dhe mbroje atë.

Të duash trëndafilat,
duaj rrënjët kërcellin
dhe gjethet,
që të dhurojnë,
gonxhet e bukura,
erëmira,që t’i pëlqen.

Përpara se të duash,

miqësinë tënde.

Zgjidhe,vlerësoi
dhe respektoi ata.

Ji,

vlerësues, për çdo gjë,
të bukur në jetë,
dhe “ZOTI” do t’ju begatoi,
me mirësi.