Përpjekjet e gjetjes së koncepteve për zhvillimin e ekonomisë së RMV-së-Nexhat Bexheti


Nexhat Bexheti nga Lëvizja Demokratike


“Sipas të dhënave të mëparshme të Entit Shtetëror për Statistika, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – nëntor 2023, arrin në 471 881 185 mijë denarë dhe shënon rritje prej 0,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e mallit të importuar, në periudhën janar – nëntor 2023, arrin në 627 225 640 mijë denarë, që është 8,4% më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Deficiti tregtar, në periudhën janar – nëntor 2023, është 155 344 455 mijë denarë.
Mbulimi i importeve me eksporte, në periudhën janar – nëntor 2023, është 75.2%.
Tregtia sipas produktit tregon se peshën më të madhe të eksporteve e zënë katalizatorët mbi transportuesit me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, kompletet e telave të ndezjes etj., për automjetet, avionët ose anijet, pjesët e sediljeve të nëngrupit 821.1 dhe katalizatorët e tjerë në transportues. Vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuar), metalet e tjera nga grupi i platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në formë pluhuri, si dhe mjete të tjera motorike për transport janë më të përfaqësuara. në importet e personave.
Në periudhën janar – nëntor 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë më së shumti tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.
E shprehur në euro, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – nëntor 2023, arrin në 7 664 415 mijë euro dhe shënon rritje prej 0,2% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. . Vlera e mallit të importuar, në të njëjtën periudhë, është 10,187,892 mijë euro, që është 8,3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Deficiti tregtar, në periudhën janar – nëntor 2023, arrin në 2 523 477 mijë euro.
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – nëntor 2023, arrin në 8 278 942 mijë dollarë amerikanë dhe shënon rritje prej 3,0% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 11,006,101 mijë dollarë amerikanë, që është 5.8% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Deficiti tregtar, në periudhën janar – nëntor 2023, arrin në 2 727 159 mijë dollarë amerikanë”.
Nga të dhënat numerike të entit shtetërorë për statistikë,detektohet lehtë se ekonomia e RMV-së,mvaret nga importi i mallrave të gatshme , dhe vazhdimishtë paraqitet deficit tregtar.Ky deficit rjedh nga importi i prodhimeve të natyrës së teknikës superiore të cilat prodhime prodhohen me teknologji superiore të avansuar,e cila teknologji i mungon RMV-së,dhe mundet të pranohet si normale,pasi edhe shumë vendeve tjera në rajon u mungojnë, prodhimet teknike,si p.sh Maqineritë ndërtimore,automjetet e ndryshme,prodhimet pharmaceutike, maqinat për prodhimtaritë etj.
Por ne nuk duhet të nisemi dhe të investojmë në teknologji superior,për t’i ndjekur vendet super të zhvilluara. Nga se në ekonominë e RMV-së dominojnë rethana tjera. Ne duhet t’u ofrojmë kushte të favorshme prodhuesve vendor,për t’i tajkaluar vështirësitë e kushteve të brendshme,pa qofshin ata edhe të natyrës legjislative.
Në Lëvizjen Demokratike kemi përpiluar program zhvillimor ekspanzivë për zhvillimin e hovshëm të ekonomisë nacionale. Nga pasqyra e entit shtetërorë për statistikë simbolikishtë, apo nuk vërehet fare eksporti i mallrave të gatshme si prodhime finale për konsumin e gjërë,
Lëvizja Demokratike me ekspertët e ekonomisë pikërishtë e ka bazuar programin ekonomiko zhvillimorë për ritjen e eksportit të prodhimeve finale të konsumit të gjërë.Këto prodhime finale paraprakishtë do të ngriten në brende,që të konkurojnë në tregjet e jashtme ndërkombtare,dhe qëllimi kryesosë është që të rjedhin mjete devizore në arkën shtetërore.
Po ashtu do të bëjmë ndryshime në dispozitat ligjore që ligjet të cilat i ngarkojnë me kosto më të lartë prodhimet vendore,ashtu që prodhimet të cilat prodhohen në agrarë dhe kompanitë prodhuese, të vendit duhet detyrimishtë të dalin në tregun e brendshëm me kosto më të ulët se prodhimet e jashtme.Me këto akte do të ndërpritet fluidi i mjeteve devizore jashtë arkës shtetërore. Po ashtu kemi program për formën e menaxhimit të eksportit të prodhimeve finale në trgun e jashtëm. Nuk duhet të shesim vetëm lëndë të pare dhe gjysëm fabrikate,por të shesim edhe prodhime finale,sepse kemi kapacitete, të pa shfrytëzuara. Por ka munguar menaxhimi professional i menaxherëve dhe promotorëve të cilët dështuan,nga periudha e mëhershme.
Do të përkushtohemi që t’i riaktivizojmë degët e lanuna pas dore,me të cilat kemi qenë lider në rajon me prodhimet e hershme kopshtare,dhe me prodhimin e produkteve të konzervuara.
Prodhimet e RMV-së, nuk do t’i bëjnë konkurencë të theksuar tregut ndërkombtarë,sepse vëllimi i prodhimeve për tregun ndëkombtarë nuk paraqet kërcënim në konkurim,por për ekonominë e RMV-së,do të paraqet kërcim i lartë i ritjes së shkallës së standardit jetësorë të qytetarëve,dhe ndërprerjen e ekzodit ekonomik të qytetarëve. Ky process i cili do të zhvillohet në ekonominë e RMV-së,i hartuar nga Lëvizja Demokratike do t’a ngrtite BPV,dhe do t’a ndërpresë nevojën për kredi të shtrejta, të cilat e ngarkojnë qytetarin.
Këtu është e treguar vetëm një sekuencë e vogël e programit ekonomikë.Programet tjera zhvillimore do t’i shpalosim gjatë kampanjës zgjedhore,që votuesit t’a kuptojnë se koha për ndryshim ekonomikë është më se e nevojshme,dhe ajo do të realizohet me marjen e shumicës së votave,pasi ata vota do t’a legjitimojnë politikën zhvillimore të koalicionit LEN.
Ndryshimi vjen edhe në ekonominë e vendit me Lëvizjen Europiane për Ndryshime
Nexhat Bexheti nga Lëvizja Demokratike