Pesha e urrejtjes!Hazis Hysa


PESHA E URREJTJES!

A e din ti peshën e urrejtjes

Peshën e dhembjes

S’mund ta ngarkojë

As turpi nuk dua të më mbuloj.

Përse nuk u mësuam

Njeriun ta duam

Dinjitetin e secilit

Duhët respektuar.

Edhe uji si kristali i pastër

Rrjedhë në krua

Urrejtësit me pamëshirë

E ndotën e turbulluan

Të urrehët natyra

Me njeriun dhe ujin

Është veti shpirtërore

E një psikopati e ziliçari.

Historinë tonë

Nuk e njohin me kohë.

Njerëzit e pafajshëm

I marrin në gojë.

Kjo farë e fëlliqur rritet

Si loza e trangullit

Urrejtjen me xhelozi

E shpifjen e kanë shizofreni.

Nuk na bënë nderë

Sikur ta trashëgojmë.

Urrejtja ndaj njeriut

Nuk duhët të jetë pronë.

Kurrë mos e mbërtheftë

Urrejtja dashurinë e njerzëve.

Jeta duhët të na ofrojë mbikëqyrje

Urrejtja është një cilësi e çuditshme.

Mynih.