Pëshpëritje trishtimi-Mimoza Maria Ajdhoni


Mimoza Maria Ajdhoni

Më flet për një kujtim të paharruar,
gjithçka e palëvizshme, në ngjyra gri,
në një humnerë shoh veten të rrëshqasë
dhe në moment koha ndalon aty.

Ngre duart lart dhe largoj trishtimin.
Nuk e duroj dot më këtë gjëndje,
një çast që më sjell lumturi,
para syve shoh sërish me ëndje.

Kështu më prezantohet prapë vetvetja,
e mbështjellë me fashëdritë dashurie,
me ca drithërima të këndshme e afroj diellin,
e ngroh zemrën me momente të zjarrta lumturie.

( Shkëputur nga libri im ” Labirint ” poezi, SH.B. MUZGU, Tirane 2023)