Petraq J Pali:Dolori


DOLORi

Më quajnë Dolorez. Kur ndodhi ajo që ndodhi, isha gati tetëmbëdhjet vjeç. Bir i dy prindërve intelektualë. Im atë është mjek kirurg në spitalin e qytetit, ndërsa mami sekretare e kryetarit të rrethit. Qyteti ynë ishte i kategorisë dytë dhe ishte qytet industrial. Përgjithësisht, popullsia këtu është heteregjone, ardhur nga fshati si koperativistë e më pas ishin puntorë në industri.

Isha paramaturant dhe me mësime shkoja shumë mirë. Por në jetën time ndryshoi gjithçka, kur unë rashë preh e dashurisë pikërisht kur ende s’i kisha mbushur të tetëmbëdhjetat.

Zysha ime e matematikës, ishte mike dhe shoqe e ngushtë me mamanë time. Unë isha i privilegjuari i saj. Për çudi dhe im atë e kishte “shumë qejf” mesuesen time. Ajo qysh në vitin e parë të shkollës së mesme më jepte mua t’i çoja tim eti hera-heres, disa pusulla letre ne zarf.

-Jepja babit letrën, janë për mbarëvajtjen tënde në mësime. Mos i thuaj gjë mamit, se ajo shqetësohet, mërzitet, asaj po i them me gojë, kur do që të takohemi.

Në fillim pak a shumë si adoleshent që isha u “peshkova” dhe e besoja mësuesen time, por më vonë dyshova në letrat e saj drejtuar tim eti dhe fillova t’i hapja me kujdes e të lexoja me kureshtje letrat e saj, të cilat në fillim më dukeshin shumë të pazbërthyeshme. Jo se nuk e kuptoja, po aty flitej si me kode e me nënkuptime.

Kaloi viti parë, viti dytë, po afrohej të isha në maturë dhe letrat që i çoja tim eti një here në shtëpi e një here në spital po dëndësoheshin po thuaj çdo ditë. U mërzita, nuk i lexoja më. kuptova plotësisht se mesuesja ishte e dashuruar me tim atë. Po si dhe në çfarë forme këtë s’e kuptova asnjë herë. Desha shumë here të konsultohesha me mamanë time, po e ndjeja veten tradhëtar për besimin që mësuesja më kishte dhënë.

Plasa! Isha shumë i mërzitur me ç’ka po ndodhte. E doja mesuesen shumë, jo vetëm pse ishte shumë e shumë e bukur në pamje e në trup, por s’më kalonte as shtatë vjet dhe në moshë, aq sa më pas më joshte afërsia me të. Ashtu doja dhe babin shumë dhe për mamin më vinte keq, se më dukej se babi e tradhëtonte.

Nga fundi nuk durova dot më. Kisha kohë që kisha menduar të flisja me mësuesen time.Një ditë prej ditësh , mora kurajon dhe i vendosur i thashë se pas provimeve, kisha diçka serioze për të folur me të. Ishte një nga ato ditët e përgatitjes për provimet e maturës.

Ajo u befasua, u pre në fytyrë dhe u mundua të më pyeste që t’ia thoshja në çast, po atë ditë, çfarë do bisetoja me të. E pashë që u zbeh, e hutuar dhe me gojë të dridhur tha:

– Dolor,të lutem më thuaj ç’ka ndodhur? Çfarë mund të bisetojmë bashkë? A mund të më shuash kureshtjen? Të lutem!

-Jo-, i thashë,- jam i vendosur, do ta them pas provimeve.Është surprizë.

-Të lutem!- më lutej ajo, -më thuaj a ka të bëjë me letrat që unë i dërgoja tyt’ eti për mbarëvajtjen tënde në mësimé!?

A mos ti ke lexuar ato?Më thuaj, të lutem?

Babin tënd unë e respektoj, me mamin tënd kam shumë miqësi, më thuaj të lutem.

Jo, nuk i tregova mësueses qëllimin tim, para provimeve. Prita sa dolën dhe të drejtat e studimit për në Universitet dhe vendosa t’u them prindërve më parë, shqip dhe hapur. Kisha ditë që babit i flisja më shpesh për shkollen, për shokët, për mësuesit dhe ndalesha te ajo e matematikës. Jo pa qëllim e bëja këtë, desha të lexoja mendimin e tim eti….

Unë kisha rënë ne dashuri me mesuesen time, pa i thënë kurrë gjë asaj.

Babi, mami u befasuan, u shokuan, por babi tha me plot gojën:

-Ajo është gocë e mirë, e meriton .

Pavarësisht se ajo është pak më e madhe në moshë s’ka asgjë të keqe të dashurohesh me të dhe po të them, është vajzë e mire.

Mami u tërbua. Ajo ngulte këmbë se nuk duhej kurrë të ndodhte një gjë e tillë.

Vazhduan ditë sherri në shtëpi. Mbaruan provimet, kaluan dhe pushimet verore, po bëhesha gati për në Universitet, kur i propozova mësueses time te fejohesha me të.

Ajo, u befasua, u trondit, mendoi se ishte lojë.

-Ështe e pa mundur,- më tha në fillim- , kurrë s’do ndodhi kjo gjë, kurrë!Dolor, mos u çmënde?

Më pas kaluan dy-tri muaj mamaja ime shoqërohej për dita me të.

Qoftë im atë, qoftë nëna e pranuan më në fund mendimin tim.

Mësuesja u bind, kur prindët e mi ishin dakort.

Ajo më pas u bë gruaja ime, me të cilën kam dy fëmijë

Ishin kohë te vështira…, por ndjenjën nuk e theu as koha, as vështirësitë e saj.