Pirro Minella Millona:Dedikuar kolosit të skenës shqiptare Robert Ndrenika…


Dedikuar kolosit të skenës shqiptare Robert Ndrenika!!

… ” I “Madhërishmi” Robert Ndrenika … dhe sot nuk ka Teatër…!!”

….Diku ne një rruge te Tiranes balle për balle me te “madhin” Robert Ndrenika, i shoqëruar nga një mik i tij. Ecte ngadalë, sikur numëronte ne çdo hap një vit nga madhështia e tij ne rolet e paharruara ne Teatrin e madh te jetës.

Hezitova ne fillim, para këtij “Gjiganti”, por me shume detyrimi dhe përkulja para madhështisë se tij Teatrore me “detyroi” ta përshëndes.

-Mirdita Profesor Roberti. Me lejoni tju përqafoj për madhështinë, qe mbartni.

Urime Profesor per 80 vjetorin tuaj. Te gëzoni edhe për shume vite te tjera shëndet!!

U takova dhe me mikun e tij. Filluam një bisede aty ne cep te rrugës.

-E di qe karrierën tuaj e keni filluar me shfaqet ne Qytetin e Elbasanit ne Teatrin “Skampa”. Nga mbarimi i Institutit te Larte te Arteve 1964 dhe deri ne vitin 1970.

Fatkeqësisht nuk isha banor i Elbasanit ne atë kohe.

Por keni qene i rrethuar me plot aktore te mrekullueshëm si i paharruari Demir Hyskja dhe Shpetim Shmili, po kështu Astrit Cerma, Shani Shllaku, Veronika Papa, Antoneta Kristo, Dhimosten Papa, Hysni Hatibi, Tefta Hamzaraj, Eduard Cala, Haxhi Sejko, regjizori shkodran Lec Shallku dhe te tjerë pa fund.

Por te kam njohur nga afër si deputet i Elbasanit. ne vitet 1992-1996.

-E vërtete-u përgjigj Profesor Roberti, mbaj mend, qe kam ndërhyre për një ndihme për zonën time dhe “ItalDruri” Elbasan me dha menjëherë ndihmën.

-Jemi njohur ne ambientet e Bashkise Elbasan, ne vitin 1993. Teper njeri i thjeshte dhe tepër njerëzor.

I gjendur pranë njerëzve me hallet e tyre.

Me vjen mire qe jeni aktive edhe tek Portali “Arkivi Historik Elbasan”, se edhe unë postoj aty here pas here dedikime për qytetin dhe qytetaret elbasanas dhe kam hasur edhe klikimet tuaja ne ndonjë rast edhe komentin tuaj.

-Po, e vërtetë jam aktiv aq sa mundem ne atë Portal, nuk harrohet “shtëpia” ime e pare e Teatrit, nuk harrohen ata njerëz, qe me kane qëndruar pranë dhe me kane mbështetur dhe janë gëzuar për sukseset e mia te para..

-Profesor Roberti, e di qe ju “hëngra” kohen tuaj, me falni, se me thate se jeni ftuar diku, por mundet ne një nga ditët ne vazhdim te ulemi me shtruar dhe te paraqes me mire si e meritoni figurën tuaj aq madhështore si aktor si ne Teatër dhe ne Rolet ne Kinematografi…

-Dakord, ashtu e leme çdo dite rreth orës 10 ose 10 30 ne te dy dalim për një kafe tek lokali aty tek Stadiumi” Dinamo”.

E përqafova fort Profesor Robert Ndreniken dhe e shoqërova me sy sa siluetat e tyre kaluan ne kthesën e fundit te rrugës.

…Nuk po beja asnjë hap. Sa i thjeshte, aq edhe madhështor …

Profesor Robert Ndrenika është një nga aktoret me te mire te historisë se kinemasë shqiptare…

Ashtu shtatlarte e me tipare te zeza e te bukura, secili nga ne e mban mend, kurse sot i thinjur, tamam tipare shqiptare.

Kudo ne rolet e tij gjithmonë i goditur ne frazat dhe interpretimet e tij, kujtohet nga te gjithë ne si artisti me shpirt te madh.

Profesori kurdoherë ka ndërtuar karaktere mbreselenese, tepër te goditura.

Me rolet e tij te shumta ne numër te interpretuar gjate gjithë jetës artistike, beri qe te shpalose shpirtin dhe boten e madhe te brendshme.

Është i lindur për te qene Aktor i dimensioneve botërore ne Kinemanë dhe ne skenën shqiptare, përmes personazheve, ka kaluar “provën”qe te jete ne rolin e te gjitha karaktereve njerëzore…..

Gjithmonë tepër modest, por gjigant për sytë e shikuesit shqiptare e kemi kanë admiruar talentin e tij, mënyrën e tij, emocionin e tij.

Ka arritur suksesin me te madh për çdo aktor ne skene thjeshtësia dhe origjinaliteti ne çdo rol.

Duke kërkuar edhe ndihmën e mikes time Shani Shllaku zgjodha këtë foto te vitit 1968 “Firmat e vogla ,,Autor Thanas Borodani Regjizor Lec Shllaku, ku interpretojnë Shani Shllaku, Robert Ndrenika…

…Dhe pas disa orësh u ula dhe thura këtë dedikim për Profesorin, por me pas do te mësoj me shume për figurën e tij, për ta “zhbiriluar” ne takimin e mëngjesit ne një nga ditët ne vazhdim. Qe si gazetar “terreni” te përçoj tek lexuesit sado pak figurën Mitike te tij….