Po çilin andrrat e fjetna-Donike Rrethej


Dimnat e shpirtit kthyen shpinën,

tuj lan vend rrahjeve t’zemrës,

n’kët Prill t’lagsht.

Andrrash t’fjetna ,

q’i po çilin syt tuj lindë e tuj rinue…

puthje t’vjetra.

Qielli n’nadjen e sapo zbardhun ,

po i flet nji luleje pak t’brishtë e prej natës…

pak e mardhun.

Çil , gjethet tueja e zbukuro tan aromë e shend,

dimni gadi po ik ,prandvera kah me nxan vend.

Nji diell i bukur sod ka hap sytë e po nxen…

do zogj po kndojn n’dritoren teme tuj,

ba’e me dit se asht zgjue moti i luleve e e bukura ?!

Po vjen ,

Me ajrin e flladt’t e me rrugët me njerëz tan zhurmë e bujë.

Ah , shpirti jem pak i trishtë e i brishtë…

prej nji dimni t’egër po çil sythat e pertërin degët.

E zemra , hov si kurrë me dasht ,

si sytë e mij t’etun me kullotë përjasht.

Ku gjurmët dimni q’i po ik…

i la t’shkrueme n’temin emigrant ‘shpirt.

Ah ,prandverë e bukur edhe pak e trishtë ,

m’pushto shpirtin e zemrën me brishtësinë e bukurinë tande ,

për inad t’këtij dimni tesh t’plakun e mjeran,

vesh ftyrën teme me alegrinë e shpirtit tand .

Zgjoni andrrat e fjetna prej nji dimni t’egër e mësoni me dasht !

Se dimni po ik e prandvera po thirr e lazdrueme përjasht.