Po ikin ditë, javë e muaj-Fatmir R Gjata


Fatmir R Gjata

Po ikin ditë, javë e muaj,

se di pse ikin kot

Vrapojnë diku si t’i ishin kuaj,

që bredhin nëpër botë

E s’dinë ku shkojnë me tërbim,

mjafton të ikin tej

Nuk njohin brengë apo gëzim,

as luftë e as betejë

Janë prishur orët në këtë jetë,

e s’di kërkush ti ndreq

Ndaj mbetem humbur e i shkretë,

për veten më vjen keq

Çdo gjë më duket shkretëtirë,

ku ujë nuk gjen një pikë

Të shpreh me ëndje një dëshirë,

por djajtë ndjellin frikë

Se ëngjëjt s’duan më t’ja dinë,

s’më ndihin si përherë

S’më lënë të pi me fund rakinë,

por helm edhe vrerë.