Po sikur-Vilson Mersinllari


PO SIKUR

Po sikur Zoti,këtë dhunti mos ma kishte dhuruar

që të mos shkruaja ndjenjat e mia,aspask në letër

do ndjehesha në vetevete,i burgosur,i robëruar

mundet të isha sh’ndërruar,në një njeri tjetër.

Sepse ndjenjat jane ato,që njeriun mbajnë gjallë

qofshin të heshtura,të bukura,të gëzuara dhe të trishta

ato i japin forcë njeriut,që kësaj jete ti bejë ballë

pa përjashtim këto ndjenja,që të gjitha jane të -brishta-.

Prandaj falenderoj Zotin,që ma dha këtë dhunti

që ndjenjat e mia,ti shkruaj gjithmonë në letër

nuk i shkruaj për famë,për para,dhe për as një njeri

i pëlqejnë apo si pëlqejne të tjerët,kjo është gjë tjetër.

Nuk jam nga ata,që elozhe cdo ditë vetes time ti thur

kur shkruajnë të tjerët më bukur,unë ndjej kënaqesi

ama nuk përdor servilizma,ti shaj,ti fyej,apo ti mburr

sikur dhe krijimi i tyre,të mos e meritojë emërin -Poezi-.