Poezi-Esemralda Bregaj


Esemralda Bregaj

Të lexova në buzë gjithë dhimbjet e tua

U poqa e tëra ne jehonën e shpirtit tënd

kur kishte marrë shkallët me vrap

duke përzënë me një frymë fatin e mire që e solli te unë.

Aty ndala…….

E etur për ne

E malluar per ne

E lënduar nga yjet.

U lashë porosi

Të pikturonin dashurine tonë me ngjyra perëndie.

Unë veç marrosesha e dehesha

Sa herë fryma jote më prekte

Telat e fshehur

Të zemrës sime!

Të lexova ,

Dhe ateherë kur u verbova

Nga malli

Për ne,

i mbylla kujtimet dhe çelsin e zemrës e hodha mbi re!