Poezi-Leonard Pipa


Në mëngjes gjithë etiketë,

Më shkruan ti, të pyes, më pyet,

Gjith etiketë, jemi të rritur,

E shpirti plas i përpëlitur!

Buza çel marraz me fletë

Me elegancë ,me etiketë,

“Si jeni juve e nderuar?!,

Sa ditë të bukur keni kaluar?”

O zot i madh…gjithë ai zjarr,

Përbrënda gjokseve në varr,

Në heshtje klith, dorën e mban,

Do të pëllcasë si vullkan!

Mos u çudit se nuk do zgjasë,

Me lemeri kur të buçasë,

E do të thotë,…çfarë do të them,

Fare pacipë do jem!

Se syri yt është si rubin,

Ma këput shpirtin, m’a grin,

Se flokët kur i mban lëshuar,

Si butësi më ndrijnë në duar.

Gjithmonë me ty jam dhe në ëndërr,

Se të kam shpirt, e të kam zëmër,

Që mezi pres të të takoj,

Tek cepi i buzës të kafshoj!

E trimëria…bie prore,

Më shkruan ti me gërma dore,

“A vjen dot sot në kinema?”

E dreqi prapë brenda më ha!