Poezi nga Muhammad Shamsul Haque, përktheu Irma Kurti


MUHAMMAD SHAMSUL HAQUE BABU është shkrimtar, studiues, poet dhe figurë e shquar letrare. Ai lindi më 1 janar 1972, në zonën historike dhe tradicionale të Dhakës së Vjetër në Bangladesh. Sipas certifikatës, data e tij e lindjes është 11 shkurt 1979. Nga viti 1993 deri në 1996 ai ka redaktuar “Wall Paper” dhe “Street Magazine” në Dhaka. Veprat e tij letrare janë 38 (librat e botuar 24 si dhe ka redaktuar 14 libra). Shkrimet e tij janë botuar në rreth dyqind botime të ndryshme me autorë të tjerë jashtë vendit. Ai është gjithashtu gazetar, artist dhe piktor si dhe ka portalin e tij të lajmeve online. Është drejtues i Literature Housing & Business Management Ltd Company, President themelues i “Shoqatës Ndërbotërore të Shkrimtarëve”, redaktor i “Botuesve Autorë”. Muhammad Shamsul Haque është po ashtu anëtar i Fondacionit për të Drejtat e Njeriut në Bangladesh dhe redaktor i Shtëpisë Botuese Ndërkombëtare. Është i angazhuar si këshilltar në disa organizata letrare. Ka marrë medalje, diploma, targa dhe certifikata nga shumë organizata ndërkombëtare.

JETA E NJERIUT TË SHENJTË

Sot është e premte, që vjen pas të enjtes
E shtuna është ende larg
Qielli me re dhe i rëndë është bërë tani familjar
Errësirë, ka errësirë ​​përreth.
Gjithsesi sot ka rënë shumë shi
Ka rënë shi gjithë ditën
Nga presioni i ulët në Gjirin e Bengalit u shoqërua ai
Pati dhe një stuhi dhe erë të ftohtë
Që më detyroi të vishem me rroba të trasha
Oborri i vogël i shtëpisë dhe rrugët janë me baltë
Prandaj u burgosa në shtëpi dhe nuk po dal
Dimri në një shtëpi prej kallaji nënkupton vuajtjen e të varfërve
Por unë e lehtësoj atë dhimbje duke djegur kashtë
Atëherë është mjaft e lehtë të ndezësh zjarr
Ndonjëherë armiqtë të bëhen aleatë
Një zjarr i nxehtë shndërrohet në një zjarr të ëmbël
Fermerët, punëtorët, bujqit dhe peshkatarët ëndërrojnë një çaj
Ata nuk kanë pirë çaj dhe nuk do të pinë kurrë
Unë jam një nga ata fermerë dhe punëtorë
Nëse jam në fshat, as unë nuk pi çaj
Por në fakt detyrohem ta bëj ndonjëherë.
Pi çaj vetëm kur shkoj në gjykatën e fshatit Babu
Nëse ha ushqim me lugë, stomaku im s’mbushet asnjëherë
Në emër të shoqërisë lërini punët dhe vishni pantallona
Lëreni peshqirin dhe fshijeni fytyrën me peshqir
Është e tepërt ta them, letrat picetë janë aty,
Ja sesi jeta dhe kultura bengale rrjedh
Kam dëgjuar që nesër do të nisë një periudhë e mirë astrologjike,
Ndërsa flas me ty, errësira zbret si personazhi i një poeti me tetë metale mbështjellë!