Ismet Tahiraj
SOT
luhet loja
nësër turbullohet koha
e kuti kot e ka
matë ortakët
ata i lypin
parmakët e huaj
parcelat i kërkojnë si të veta
dhe Ibrit
flakë i shkon
gjuhë e shpatës
gjithë çka shkurton
qielli e toka
rënkon
SHQIPONJAT
Isa Boletini thotë
e kam plisin
nuk e kam kapicën
Andej nga Mademi
është Atdheu im
këndej Prizreni
më Dokumente
ruhet vatani.
Gjarpër për tradhëtar
për armiq tufan që kallë
Shqip folët këtu,ore jahu
shqiponjat gabimet
nuk na i falë
qielli s’duron barabar