Pyetësor lidhur me historikun e Qeparoit-Janko Ll.Pali


(Materiali eshte ne liber i botuar dhe i formatuar ne regull ketu e mori fb te ngjeshur)…na falni pjp

Pyetësor Lidhur me Historikun e Qeparoit (shtojcë)

Përpiluar nga mësues Janko Ll.Pali sipas një kestionari:

Pyetje e përgjigje: 1-Akishte fshati ndonjë emër tjatër a ndonjë ndryshim nga i sotmi ? Përgjigje : Nuk njifet emër tjetër për fshatin tonë veçse që në kohën e regjimit Zogollian u mbi quajt për një kohë të shkurtër “GJINOVLASH” nga emri i malit që ndodhet përmbi krye. Ky emërtim ka pasë qënë i zgjedhur që në kohët e para të atij rregjimi prej një komisioni të posaçëm të caktuar nga lart për kombëtarizimin e emërtimeve toponomike të vëndit. 2-A tregojnë fshatarët ndonjë gjë në lidhje me emrin e sotëm të fshatit ? Përgjigje : Flitet se është gjëndur në një arshivë të huaj se figuron fshati aty një aglomerat i vogël me pak shtëpi dhe me emrin Kleparo;dhe këjo gjat shekullit të katërmëdhjetë.Sa për etimologjinë e fjalës Qeparo bën vaki që vetë pozita gjeografike e fshatit që del si sqep shpendi në hapsirë,në buzë të një lartësie më se 300mh për mbi fushën e tij i pati dhënë rast gjindit*(njerëzve) të asaj kohe ti vinin emrin “Si sqep në ajër”që më pas përfundoi në këtë trajtë që ka edhe sot.! Sa për shpegimin e timologjisë së emrit se gjoja vjen nga fjala “qepariz”(këtu ndodhet vërtet një sasi e mirë drunjsh të atij lloji),mendojmë se nuk mund të qëndrojë më këmbë se për arsye se vetë legjenda e ndërtimit të fshatit të sotëm tonit thotë se para afër 300 vjet lagjet e popullit (mëhallët) të vëndit të vendosura në periferi (Mërtokaj,Gropë,Gjinpogdan) u shpërngulën për në këtë vënd këtu ku ish një pyll i dëndur drunjsh si ilqe,lisa,mbret,etj.dhe me këtë lëndë ata ndërtuan shtëpitë e fshatit të parë këtu,këtë e dokumenton edhe sot gjëndja e ndonjë shtëpie të vjetër e të lashtë të një qeresteje prej atyre drurëve dhe jo tjetër dru e aqë më tepër qeparizi që siç duket është një dru që ka ardhur shumë vonë në vënd e nuk ka qënë në lashtëri për ti dhënë dhe fshatit emër. Nuk duhet të ndalemi mbi një të dhënë se gjoja emri Qeparo gjën spjegim etymologjik në gjuhën e fqinjve tonë të Jugut për arsye se mendojmë jo në tërësi e të gjitha emërtimet në vëndin tonë rrjedhin mga emërimi Grek po dhe vetë regullat gramatikore Greke e ndalon gërmen “P” të mos kthehet në gërme “F”kur ndofhet përpara presës së majtë(Qeparo=qiponoro-)se do bënte “Qefaro”dhe i tillë emërtim s’ka shkuar në mënd askujt ! 3- Ç’emër të përbashkët përdorin banoret e fshatit ? Përgjigje : Këta vetë quhen e fliten qeparot(a)s. 4- Në ç’krahinë të vogël bën pjesë fshati Qeparo ? Pergjigje: Qeparoi bën pjesë në krahinën e vogël të Bregdetit me qëndër në Himarë,qëndër këjo e dëgjuar që në lashtësi ku edhe sot gjënden gërmadhat e një kalaje të vjetër të fshatit vjetër me gurë e mure qikllopikë.Më gjërë e marrur vëndi jonë ndodhet në Krahinën e madhe,relativisht të Labërisë,banim dhe këjo e fisit të Haonëve që me Thesprotët,Mollosët,Japikët etj.përbënin dikur mbretërinë e Epirit ! 5-Cilat fshatëra bëjnë pjesë në këtë krahinë ? Përgjigje:Fshatrat e tjera të kësaj krahine sot janë: Himara, Dhërmiu, Palasa,Vunoi,Piluri,Kudhësi(Perivoli),nga këto 4 fshatra flasin gjuhën Greke si gjuhe nëne po në sharte,zakone,tradita ,vaj e këngë s’kanë asnjë ndryshim nga grupi tjeter të 4 fshatrave që flasin gjuhën Shqipe. Se si ka rrjedhë që ay grup ka ndryshe gjuhën e nënës nuk është objekt i këtij studimi dhe nuk do flasim më për të.! 6 Ç’emër të përbashkët kanë fshatarët e krahinës ? Përgjigje: Banuesit e kësaj krahine vetëquhen dhe thëriten Himarjotë ose edhe Bregdetas.! Cilat janë kufijtë ku bën pjesë dhe fshati juaj si krahinë ? Përgjigje: Krahina jonë shtrihet buzë detit Jon që prej qQafës së llogorait e derri në lumin e Borshit,që e ndan nga krahina e Gjirokastrës dhe nga deti e në malet e Vetëtimës (Çika,Shëndëlliu,Blerëza,Mali i Pilurit,Gjinika,Gjivlashi) 7 A ka fshatra që janë braktisur dhe që sot nuk banohen,por populli ruan gojëdhënën se dikur kanë qënë fshatra ? Dhe si quhen ? E ç’farë shënjash kanë lënë? Pergjigje : Nuk ka krahina jonë fshatra të braktisura. 8 Caktoni kufitë tradicionalë të fshatit: Përgjigje: Nga Veriu,perroi i Farrfarait,nga Jugu me detin Jon,nga Lindja me lumin e Borshit,dhe nga perëndimi me vëndin e quajtur Armeridhë ,kufi me Himarën . 9 Bëni një përshkrim të shkurtër të fshatit. Përgjigje : Fshati është vendosur në majë të një shkëmbi që qëndron si një sqep zogu në hapsirë për mbi një luginë fort pjellore (mbushur me ullinj dhe agrume) është ndërtuar në rëzë të malit të Gjivlashit në një lartësi prej më se 300 metrash për mbi nivelin e detit dhe në largësi afërsisht 1km. Nga baza e detit.Shpati i fshatit Gjivlash varet poshtë mbi fshatin e gjërë për vetë gati 2km. Lugina e fshatit e kufizuar nga Lindja me fshatin dhe nga Perëndimi me malin e Pihoit (400-500mh)mbi nivelin e detit ! 10 A ka gjurma arkeologjike brënda teritorit të fshatit ?,e që sot janë jashtë përdorimit ? Ç’farë legjendash a tregimesh thotë populli për to ? Përgjigje : Ndodhet në kufi të fshatit tonë dhe në kufi me Himarën Kalaja e Porto Palermos e ngritur nga Ali Pasha i Janinës më 1806 dhe mbahet shumë mirë e intake po thuaj deri sot ! Është e vendosur mbi një si nisisë brënda gjirit të Palermos që para luftës Ballkanike quhej me emrin Kastri. —Buzë detit dhe fshatit dhe në vëndet Pyrgjezë,Skalomë mdodhen gërmadha murresh të vjetër të kohës së venecjanëve !,e sidomos në shpellën e Frëngut në bri të gjirit të vogël të skalomës. —Rreth kalasë së Kastrisë thuhet se Ali Pasha,mbasi vendosë të ngrejë kalanë në si nisinë e vëndit brënda gjirit të madh të Palermos,shëmbi aty një qishëzë të Shën- Nikollit,bash në qëndër të gadishullit dhe për të qetësuar ndoshta ndërgjegjen e tij prej mëkati të shëmbjes së atij vëndi të mirë,urdhëroi që në qafën e si nisisë të ndërtohet një kishë po me atë emërtim që ndodhet edhe sot më këmbë. Ali Pasha kur u mbarua muratura e kishës për të vërtetuar ne se murret e ngritur ishin siç donte ay të forta e të qëndrueshme,urdhëroi të qëlloheshin me topa që tash më ishin të instaluar në kështjellën. Murret qëndruan nga rrahja e gjyleve të asaj kohe dhe gjënden edhe sot gjurmët e plasjeve mbi murret për karshi kështjellës në perëndim.Gjithashtu thuhet se kur mjeshtrat që ngritën murret e kishës kërkuan shpërblimin e përkatshëm,Pashai urdhëroi dhe i mbytën në detin e thellë pas murreve të kalasë,nga perëndimi.. — Shënoni emrat e ndryshme të vëndeve, maleve, brinjave,l ëndinave, lumenj, gryka,përrenj,kroje,kodra,pyje,fusha apo çdo vënd gur a pemë buzë a greminë që mbart një emër të shkruar siç e flet populli,apo dhe ndonjë legjendë e tij : Përgjigje : (Male)-Gjivlash,Çukë,Maja e Gjin-Pogdanit, Policë, Gur i Kiços, Kukum, Pihua. (Brinja) -Kshira e madhe dhe e vogël, Hoston, Ngurra, Suga, Panorma,Lugu i Gjondhimës,Faqe e Kastrisë,Varri i Abeshit,Rrethet, Armëridha, (Hunda)- E shën Apostullit,Hunda e Madhe,.. e vogël,ajo e Gëravës,e Panormës, e Bishtit,Kufi me Himarën. (Shpella) -E Verbër,e Luçe,e Lugjezës,e shkëmbit të Kuq,e Muke,e Katundit,ajo e Bitejovës,e Shirokut,e Kshirave,e Frëngut,e Sporëngut,e Stepanit,e Qirjakos,e Kuqe,e Çertjakut,e Qesare,e Armëridhës,e Qëndroit,e Dhimos,e Nike. —Ndërsa periferia e fshatit përmbëledh një sasi të madhe emrash (toponimesh)po përpiqemi ti rradhisim : nga Veriu–:Fikthi,shën Mërtiri,të Butat,Vërri,Alivarfe,Vumlo,Gjirokull,Arrë e gjatë,trapi i Jelimit,lugu i Shtrëmbër, Karros, Gradishtë, Farfara, Lugjezë, Liziko, Rrëzë, qafa e Barit,e Honit,shkëmbi i Kuq, Listopodhë, Harape, Hilebelaj, Udhëndara, Mërtokaj, Gropë,Kapase, Lekëkond,shën Thanas, Përrenj, Bregu i Përallit, Kopali, Spiridhoni, Nënëtudaj, mbi Lanaj, Baltëz zbardhë, Oroto, qafa e Argjilesë, qafa e Lepurit, Zallet, maja e Korbëzave, Kundrolli, Lukshtat, bregu i Bitejovës�dhe duke zbritur nga Jugukemi :Lëma e Luçit, Mbokërrimas, Varfanies, nënë Vuvo, Lila, Megajthi, Shirok, Protopapë, Ngurrë, fushë e Poshtme, Pyrgjezë, këmbë Kuqe, hundë eKrizës, Ropenishtë, Kovaçe, Kreka, Litharë, nënëPyrg, Udhëkryqe, Qejvane, Çkujkëzë, Grykë, bregi i Gjikëbite. Në Perëndim- Stepan,Sporëng,Lëbozhë,Rrëzëbrege,Kaful,hundë e Pihoit, Gone, Qafa e barit bardhë, Valta,Kukumi,Skaloma,Suga Panorma,Sheshi i vreshatve, Vathi i lopëve,shën Nikolli, Vazhdojmë në periferi :—Harcale,Përoi kishës, Kukuca, Porta, nënëThane, ugu i Qafës, Gjinaleksi, Kruakatundi, Qafa, lëmi i Gurtë, Vilat, Fytëziu, Nikëgjini, Kodra, përroi i Armëve. —- Përenj : Përroi i Farfarait,Përenjtë,i Bufe,i Kishës,i Bitejovës, i Plakës, i Vasillaqit, Dafinës, Gjomuzhaqe, Sparte, Rrepe, helme e Konde, Pleshate, Fajovë, Mesarak, Plase, Shqope, Kerçeke, Kokëçorre, Mërqinja, rrëzë Karrose, Fitëgjine, Kallme, Haliqe, Pazare, Kronje: Lugjezë, Liziko, Kopal, Kruakatund, Sheshezë, Lilë, Dhepa, Magjoqurke Buza : e Burrave,e ujit Vjerë,e Pale,e Gume.Orotoit. Shtojmë emërtime : sheshi i Lalëmadhit, bregu Kapase, Kallavarezë, Hauze,Kacidhjarthi,Ksestersë,sheshi Gjivlashit,Hamuriqe, shkëmb i Lace,shkëmb i Petës,Kungji,shtegu Kovaçit,shtegu i Priftit,vija e Lliut,vija e Vasiut,harc e Mizës,Nikëvoci,Rrogaçi,lëmi i Mërtirlagjit, lëmi Konikës, nënë Grykëza. Gryka : e Farfarait,e Honit,e Harapes,e Fushës, 11- Apësoi fshati ndonjë ndryshim për gjat shekujve ? A ndëroi vëndbanim ? Au largua ndonje pjesë e popullsisë ? Kur? E ku vajti? A është dëmtuar nga ndonjë luftë ? Ç’dëme pati ? Aështë dëmtuar nga ndonjë sëmundje ?Kur ? Sa breza më parë ? Përgjigje : Fshati gjat qëndrinit të tij në këtë vënd ka pësuar ndryshime dhe është detyruar të braktisë vëndin e të shkojë në teritorin e Sarandes për një farë kohe nga divergjencat e lufta me fqinjin tonë Borshin(Shif më lart shën im.) Fshati ynë është dëmtuar rëndë në luftën Italo_Greke,siç kemi thënë në faqet e këtij fashikulli. 15 njerëz të vrarë,1 i internuar,70 shtepi të demtuara,e shumë bagëti të trasha e të imta. Gjat luftës dytë botërore u përhap këtu tek ne si kudo në botë “Gripi Spanjoll”ku humbën jetën nje sasi e madhe njerezish. Ndërsa në kohë më të lashtë ishtë përhapur në periudha të ndryshme sëmundja e lisë ku bëri kërdinë në njerëz. 12 ka qënë fshati pjesë e ndonjë fshati tjetër,a u shkëput si lagje e u bë fshat tjetër ? Përgjigje : Fshati jonë siç e kemi thënë më lart bën një tërësi prej 10 fisesh,të ardhura nga vënde të ndryshme të Jugut e Toskërisë.Nuk ka ndonjë të dhën që që popullata e këtushme të jetë pjesë e ndonjë agllomerati tjeter. 13 rej sa shtëpi ishte fshati në fillim ? Sa ka sot ? Përgjigje: Nuk dihet numuri ishtëpive të para për hir të lashtësisë,siç u th amë lart,ku është përmëndë ndërtimi gradual itij qysh në shek. e 14të.,si qëndër banimi me 19 shtëpi dhe kuptohet me shumë pak banorë.Ndryshe është situat në kohën e sotme ku fshati është ndarë në dy pjesë,ku fshati i ri fushë Qeparo numuron afër 600 frymë.,ndërsa në fshatin mëmë vazhdon të jetojë pjesa tjetër baraz me të larguarit.( Në këtë pikë flitet shumë për të mërguarit e fshatit tonë në kurbet arsyeja e largimit,hallet dhe mjerimet e tyre ,si dhe largimet e familjeve të tëra në epoken e Partisë që shkuan të jetonin në qytete të ndryshme të Shqipërisë./shën. im PJP) Qeparo o lumë o lumë/Ç’të patë marë malli shumë/Për ata që kurbet zunë/Pse s’vajton e pse s’zë vajnë/Një nga një iknë e na lanë/Krahëtë po na i thajnë/E shkretuanë vatanë/Se aty kockat i lanë/Dhe kush vjen ka humbur nurë/Plot mëlçia tos e gurë/. 14 A ka kombësi jo Shqiptare aty ?Me origjinë jo Shqiptare? E po qe se ka ç’farë janë këta ? Përgj: Nuk ka elementë të huaj e jo Shqiptarë. 15 Sa lagje ka fshati ?Cila është më e vjetra? Përgj. (Këjo pikë spegohet në fashikullin e historisë së fshatit qysh nga Papanika si erdhi kush e thiri etj.Kur fshati ishte i grumbulluar reth kishës së shën Marisë ku ndodhet edhe sot(1878) ne oborin e se cilës është ndërtuar edhe shkolla. Këtu shtjellohet psh në fisin Pogdani numurohen në ditet e sotm 15 breza të emertuar me rradhë,që mendohet se janë më teper se 350 vjet. Shën im. PJP) Nuk mund të themi se për të gjitha fiset numuri i brezave qysh nga emigrimi në këtë vënd i tyre ka mundësi të jetë i barabartë,se ato thamë që nuk kanë ardhur këtu njëherësh po njëri mbas tjetrit; vëtëm dimë me të dhëna nga të parët ,se fisi Pogdan numuron deri më datën të sotme 15 breza të emërtuar me rradhë,gjë që bën që ky fis të jetë ngulur në këtë vënd para afërsisht 350 pak a më shumë vitëra. 16 A banon një fis në një lagje ? Si quhen fiset e çdo lagjeje ? Përgj:-Siç thamë më lart fiset këtu erdhën pas njëri tjetrit dhe kanë synuar të qëndrojnë e istalohen sa e mundur afër shoqi shokut dhe për të përmbushur nevojat e tyre të jetesës së vështirë të kohëve të tyre të para po edhe për tu mbrojtur në rast të ndonjë reziku që eventualisht mund të ndodhte.Si rishtas të ardhur,në fërkim me fiset e tjera a po me fqinjët dhe periferinë,banorët e së silës i karakterizonte injoranca,lakmia dhe arroganca e prepotenca e asaj kohe të përshtatëshme për të tilla fenomene. Mirëpo me kalimin e kohës dhe shumëziminë e elementit po dhe me martesat e pajtimet në vënd ,dhe me interesat vetjake të çdo familjeje brënda në fisin,nuk e patën për gjë të ndërojnë llojin e banimit dhe të përtrazohen me njëri tjatrin dhe të ndërhyjnë një andej e një këndej në agllomeratin që më parë ish i zgjedhur si vënd banim i ri për çdo fis. Emërtimet e çdo fisi i kemi përmëndur më lart. 17-Ç’farë profesioni e zanati kanë ushtruar në fshatin tuaj ? Këtë profesion a zanat sa breza dhe ku e ushtronin? Përgj: Si profesion bazë e banoreve të parë të vëndit tonë duhet të ketë qënë blektoria se s’ka se si veçse tepër rallë që një fis a një k/familjar që nuk ka pasë një bërthamë të madhe a të vogël paisje të kuxojë të shpërngulet vëndit e të kërkojë të panjohurën që është kurdo e tillë që të mendosh shumë para se të vendosësh shpërnguljen tënde dhe të tuve pa patur gjë përpara po vetëm me shpresën e krahëve.Kalimi i kohës,shtimi i njerëzisë,nevoja therëse e përballimit të jetës së ashpër të asaj kohe,apo dhe një farë evolucioni që avash avash po depërtonte në njerëzinë e vëndit e shtonte kërkesat,natyrisht e shtynte dhe popullin e këtij vendi të përqafojë profesione e zanate më të ndryshme,u bënë bujq,zejtarë,u bënë hajdutër e piratë,ushtarë mercenarë,bedela për kush i shpërblente,zunë kurbetin dhe me një fjalë luftë për të jetuar,në zanate e profesione që kërkonin zotësi,trimëri,guxim së bashku dhe me një përbuzje të theksuar qoftë të ligjit,të cilin e shkelnin pa u menduar thellë,qoftë dhe të disa porosive që kish shpallur popullit të “zgjedhur” profeti MOZE për sa i përket respektimit të jetës a të kamjes së të tjerëve me një fjalë të drejtësisë humane a në daç dhe asaj hyjnore.(?) Siç thamë edhe më lart legjenda përmënd disa akte të kryera prej të parëve tanë me inkursionet e tyre grabitqare�si ajo e Polo Priftit që bastisi doganën,ose ajo e Kapos që bastisi arhondin Skulariq në ishullin e Korfuzit,grabitja që tentoi Qeskua në stane të Dukatit,apo grabitja dhe masakrimi që bënë në gjirin e Kastrisë (sot Porto Palermo�shën.im)me ekuipazhin e një anijeje të huaj që nga koha e keqe qe podhosë (strehuar shen.im)në po atë gji. Angazhimi i shumë personave në shërbimin e gjatë ushtarak të Turqisë,në zëvëndësim të atyre që paguanin për të mos shkuar vetë,apo shërbimet e disave në oborret e ndryshme te Mbretërisë Napolit ,a të Rusëve a të Frëngjve në ishujt Jonianë,si dhe shumë të tjerëve që morën pjesë në luftërat që bëheshin kundër Turqisë, a në oborrin e Ali Pashës së Janinës si ushtarë a xhuhadarë,a po aktet e hajduteske të Qirjako Kapasit,të Kiço Vlashit,Polo Marëse e sidomos të baraktarit Gjikë Thanasit e shumë të tjera.Për të gjitha këto ngjarje dëshmon kënga nga muza popullore që përmënden e këndohën edhe sot e trashëgohen brez pas brezi e gojë më gojë dhe që me të drejtë i kanë ngjitur fshatit tonë emrin dhe titullin e madh “Fshati i Kapetanëve”-dhe muza këndon: “Qeparo shkallë bimbashi, Raftë e të zëntë Gjivlashi, Kapedan o Zaho Vlashi, Vulëxhi Gjikë Thanasi� Hajdut Qirjako Kapasi, Kiço Vlash e Polo Mara, Të dy me armë të lara Që s’u dil njeri përpara.. ose bejtet e kapedan Gjikës: Ç’u kujtua derku derkut�(shif më lart shën.im)ose : Skulariq o skulariq� Ose kënga për Llambro Kaçin: Dil o Llambro Kaç o djalë, Qite të shkretënë pallë� Bën yrysh përmbi Trakallë, Ndërsa Pasha çfaq hidhërimin� Ç’nënë e ka pjellë jezinë, Që më shoi djemërinë, E prunë këtu qafirnë, Për të prishurë Turqinë. LLlambro Kaç i Qeparoit, Djemt e Zhulate shoi !, � ose :Lufta e Lëkurësit më 1878 Doli Jorgj Stefani doli me martirë Doli në Sarandë,s’vate dot Delvinë, Rrufe u hap lajmi ngriti Labërinë�(shif më lart shën. im) Tjetër që muza thotë për kapedan Polo Priftin: Se ç’doli fregata mbanë, Kërkon Polo Kapedanë � Kur kërcen në xhebehanë, Polo Prifti e soj benë, Brënda në karav e trenë, Kur i vështrojnë qesenë, Treqind mijra aspr i gjenë. (shif më lart ngjarjen shen.im) Ose kënga e kapedan Qirjako Kapasit: Dielli që lëshon çika, Hane hane o Qirjako, Të kërkon kapedan Gjika, Të do për tek është e liga, Tek e liga tek hyneri, O Qirjako yll ylberi� O yll ylber e fanua, Nëndë vjet e s’u tregua, Hajdut maleve langua. Siç shikojmë pra,burrat e fshatit tonë me të bëmet e tyre tregojnë se nuk ishin nga ata që e hanin thatë dhe ndryshonin nga ndonjë vënd tjatër ku mund të sundonte ndonjë farë qetësie e rehatllëku që nuk njifej shumë në banorët e parëshëm të fshatit tonë,për hir dhe të vetë kushteve të asaj kohe të ngarkuar kudo me të tilla bëma dhe hinere,ishin kohë të vështira,pushtonjësi na rrinte në qoshe,punëra e mjete të tjera për të luftuar jetën nuk kishte,pa shkolla e ferkime të tjera shoqërime me njerëz të tjerë më të urtë dhe më të mirë të cilët nuk i gjëje dhe për nevoja të ekzistencës,për ritjen e brezave po dhe më tepër se e ndienin veten që s’u a bënte tër veshi nga frika e ligjeve,dhe u a thoshte që zgjodhën veç blektorisë dhe të bujqësisë edhe ato që emëruam më lart si hajdutë, grabitës,piratë dhe shumë hak marrës për ndonjë fyerje që do t’ju bëhej vetë atyre ose fisnisë së tyre siç kemi shëmbullin e Kapedan Qirjakos për të shlyer ofezën që i pati bërë tuke e shkrehur si koshadhe dhe për arestimin e dy vëllezërve të tij nga i qojturi Mahmud Jakupi nga Drashovica,shkoi aty dhe u hakmuar ndoshta në mënyrë skabroze . Ja ç’thotë folklori për këtë ngjarje tragjikomike : Ç’u ngre vajti Drashovicë, Atje kalli dhunë e frikë� Kur pyeti parësitë� Ku ka Jakupi shtëpitë ? U ngrit vajti tek Jakupi� Tu ngjat o Jakup Mahmuti, Ç’I zuri gratë nga supi, Meçër në çitjane futi ! Këto zanate të jashtë rregullave këta i bënin jashtë kufirit të vëndit të tyre siç thonë për Qirjakon që diku në Thesali të Greqisë ku vepronte .(shif më lart shën im) Flitet se dhe një nga familja Shaho me nje barkë të atij tipi si e Qeskos në piraterine e staneve të Dukatit,kish arritur deri në Siqeli dhe s’duhet të jemi larg të vërtetës kur thomi se të parët tanë kanë ushtruar vozitjen dhe (piraterinë) sepse gjat shekullit të nëndëmëdhjetë disa familje të fshatit tonë ishin pronarë barkash a të vogëla a të mëdha si Shahajt,Lanajt,Janjajt,Anestajt,dhe së fundi Polajt dhe Savajt me një karav të madh. Edhe mercenarë kanë shërbyer të parët tanë dhe mbiemrat Hoxhaj,Aliaj,Merxhanaj,Halepaj,Caushaj,Lamaj, Muçkaj,Boçaj,Katiaj a ndonjë tjatër që dëgjoheshin këtu ka të ngjarë që janë fituar prej individash të këtij fshati që shkonin për të lëftuar si bedela a si ushtarë karshi një rroge nëpër njësitë e hordhive Turke të kohës, dhe për të mos u dëgjuar a diktuar emri i tyre si të krishtërë në mest të Turqistanëve që i rrethonin e ndërronin vetë(?)emrin e vërtetë të tyre dhe shkonin për Muhamedanë shokë në besim me rrethin që i përfshinte. 18-Çfarë të dhëna ka për fshatin në periudhën e Administratës Turke dhe sistemit Feudal ? Përgj: Fshati siç thamë edhe më lart përfshihej në një sistem fiskal të përbashkët në të gjashtë fshatërat e tjera të Bregut të Detit dhe në kohën e sundimit Turk gëzonte disa privilegje (shif më lart shën.im)të akorduara nga vetë sulltani Sulejman Madhështori nga vitet 1519.dhe mund të themi që qysh ahere krahina jonë u përjashtua nga shumë taksa,ndër kohe që shumë krahina të tjera të Perandorisë Turke i paguanin dovletit si taksën mbi kokën “Haraçin”,mbi bagëtinë”Xhelepin”,kishin të drejtë të mbanin armë e ndonje të drejtë tjetër që vetëm Himara dhe Mirdita i gëzuan.Ishte vërtet një favorizim i madh që u bëri perandoria këtyre krahinave dhe se nuk jemi në gjëndje të sqarojmë arsyen për Mirditën ndërsa tek ne nga legjenda e gojë më gojë thuhet se krahina jonë në kohë të lashtë paskej nxjerë një ushtarak madhor i cili kish arritur gradat me të larta të ushtrisë Turkedhe për hir të trimërisë tij dhe të përdhenies që kish treguar në të tëra frontet kauzës së Sulltanit,i cili desh ta shpërblente kush e din me ç’lloj gostira e dhurata .(legjenda thotë se ay ishta ILJAZ Pasha nga Iliasi i Vunoit ose siç flitet gjetkë nga lagja Dhoksaj (Kudhës)në periiferi të vetë fshatit tonë i cili për arsyet që thamë më lart ay kish ndëruar emrin dhe kish arritur ato maja në Per. Turke,qe graduar Pasha dhe duke ditur që qe i krishterë i thonin Gjaur Pashai (shif më lart shën im) Ky nuk kish harruar vënd lindjen e tij dhe kërkoi nga Sulltani që krahina jonë të kish këto privilegje(shkurtuar ketu shen. im)Sulltani ja miratoi bile një gjë është interesante se vetë Sulltani shpalli “Fetfanë” dekretin ,urdheroi që në dyert e bronxta të pallatit të shkruhej në relief përmbajtja e “Fetfasë”në mënyrë që as një pasardhës i tij nuk mund ta kundërshtonte dhe ashtu fshatarët tanë kanë jetuar në kohën e sundimit turk me nga një taksë të vogël dhe jo brënda ciklit të pagesave që bënin krahinat e tjera,këjo zgjati gati katër shekuj,ato privilegje i kemi pasur dhe i trashëgoi edhe shteti shqiptar para se të ngrihej Pushteti Popullor(edhe ne regjimet antipopullore sidomos në regjimin Zogollian)këto u mbajtën ashtu siç ishin privilegje.(Venome) Ndonse do të ishte e udhës që edhe krahina jonë të ishte e barabartë dhe në një shkallë në pamje fiskale!I u desh gjithë jetën krahinës sonë për ti mbajtur ato venome se here pas here ngrihej një fushatë përkundër tyre dhe të parët tonë e patën trajtuar rruajtjen e tyre si beben e syrit të vet dhe u treguan të fortë trima e të zotë,por edhe të urtë se�s’i vihet dot kundër forcës së një Qeverie sado emadhe a vogël që të jetë.Dhe nuk kanë qënë të pakta përpjekjet dhe tentativat për ti prishur ato veneome qoftë nga Turqit ,sidomos nga të rinjtë,të cilët pak pas shpalljes së Hyrjetit në korik të vitit 1908 ,e ngritën çështjen e venomeve dhe mbasi krahina isistonte që t’i mbajë akoma ,erdhën Turqit me një fuqi të madhe ushtarake për ta detyrar për prishjen e tyre . Me gjithë presionin dhe kërcënimet e tyre dhe të Pashait komandant,populli vetë u tregua trim dhe s’ja bëri tër veshi nga topat që Pashai kish pasë ngritur gati për goditje të fshatit të Himarës. Por e gjithë paria e krahinës me urtësi dhe vendosmëri qëndronte në të sajën; së fundi u bë një marëveshje-kompromis dhe një përfaqësi nga paria e fshatërave do të shkonte në Stambollpër të qarë hallin e tërë krahinës Padishahut. Pas kësaj Pashai komandant u largua këndej pa bërë asnjë dëm,veç frikësimit se dhe ay u çudit nga qëndrimi i popullit i cili dhe i kërcënuar me bombardim e prishje ay si pa të keq shkonte e lëronte fushën me qe rreth e për rreth çadrave të ushtarëve Osmanllinj që kishin zbarkuar për të prishë ose venomet ose vetë krahinën.Bash para se Pashai të lëshonte ultimatumin e fundit para se të kërciste topi, pa i pritur u çfaqën para gjirit të Spilesë dy anije lufte Greke,të cilat me shpejtësi të madhe mbritën jashtë gjirit bënë një kthesë të shpejtë brënda një shkume që ndoshta i kujtohet ndo njërit që e mban mënd atë kohë,dhe u larguan përsëri nga kishin ardhë.!Thonë se Qeveria e atij vëndi e justifikoi atë skapadë të pjesës së fllotës së saj tuke lajmëruar qysh nga nisja e tyre se dy anije të fllotës së saj shkelën pa dashur disiplinën dhe u arratisën për një drejtim të pa ditur.!! Dredhi diplomatike për tu larguar përgjegjësisë që do të rridhte nga ay gjest spontan të rrëmbyer të një komandanti gjak nxehtë. Këto që rradhutëm ndodhën më 1910 dhe ajo skenë bëri shumë zhurmë e bujë e jehona e saj çfaqet në këngën që folklori popullor pati kurdisur nergut për të : Nëndëqind e dhjetë viti Vitinë që shkoj komiti Dërgon kallauz jeziti Than’ Himara krye ngriti Ndaj u çkul Mytesarifi Asqer nga Preveza ngriti Himarës se ç’ja vërviti Ja veshi si mizë lisi Himarë e bardha Himarë Mbahu fort dhe këtë rradhë!!! Për venomet që kishin,nakari dhe dhe lakmia vlonte në zëmrat e kujtdo e sidomos të atyre që paguanin dhe ja ç’thotë Muza për këtë çështje: O ju djem të Bregutdetit Ç’patët ju kundër Dovletit Sos u hëngëri Havaleti Dhekatija dhe Xhelepi Pse s’shikoni Kurveleshin Që për to çdo gjë e shesin E kurdo të varfër jesin � Pa dhe një tjetër po mbi atë temë: Dërgon Pashai fermanë Kërkon Vlorën e Tragjaznë Bregn e detit lë mënjanë Dhekati Xhelepe s’kanë ? Por edhe më vonë (1924) kur Qeveria e Fan Nolit bëri kushtetutën e re,përsëri u ngrit çështja e venomeve dhe bile këtë herë më me forcë se kurdoherë. Fuqia e dërguar nga Qeveria e Tiranës për të zyrtarizuar eliminimin e atre venomeve që u rrinin si halë në sy të gjithëve,përdori fort armët dhe gjaku rrodhi ahere për mbajtjen e tyre! Përsëri një komisjon nga paria e krahinës sonë shkoi në Tiranë këtë rradhë për bizetime me Qeverinë dhe çështja sikur u zbut dhe venomet mbetën edhe këtë rradhë për ndonjë kohë më të vonëshme; gjaku i derdhur ndoshta bëri efektin e zbutjes me gjithë se këjo zbutje mund të meret dhe si një farë pendimi e keq ardhje të Qeverisë për aktin e dënueshëm të një oficeri kapadai që siç thonin i pëlqente të vet quhej trim përmbi trimat;por përsëri nuk kryente dot misionin e ngarkuar dhe venomet përsëri mbetën e zgjatën edhe gjat regjimit Monarkik, gjat të cilit u ishte bërë atyre (venomeve shen im) një modifikim në bazë të të cilit,krahinës sonë i ishte ngarkuar një sasi e caktuar për të paguar si taksë që s’do kapërxente 1000 napolona ar në vit,s’do mënd që edhe këjo ishte ngjosur pas shumë e shumë diatribash e marëveshjesh të parisë së asaj kohe me Qeverinë. Këjo shumë minime ndaj asaj që mund të paguhej nga e gjithë krahina në rast se prishej favorizimi nga venomet,shpërndahej propocionalisht ndër banuesit e çdo fshati në veçanti dhe kështu aritëm me këtë kusht deri në revolucionin ,pasojë dhe fitim i së cilës doli pushteti Popullor me instalimin e tij nuk dalloi krahinën tonë veç të tjerave se u futëm në një sistem fiskal të vëndit. Bashkë me ndryshimet që u bënë tërësisë së venomeve të lashta qe dhe puna e shkuarjes ushtarë të vëndit,gjë që në kohën e Turqisë nuk e bënin se vetëm një klauzolë e venomeve na e lejonte mos shkuarjen. 19- Çfarë episode tregohen në fshat nga koha e regjimit Otoman ? Përgj. Me ç’është dëgjuar kemi ndodhinë e luftës së Lëkurësit me të dërguarin e Qeverisë Greke me Jorgj Stefanin më 1878 (shif ngjarjen me lart shën im ). Ngjarje e kapedan Sokrat Lekës me 70-80 luftëtarë në mbrojtje të Dovletit për kundër çetës së Jorgj Stefanin ,falenderimi nga Allaj Beu për gadishmerinë e treguar se çeta ishte shpartalluar (shif me lart ngjarjen shën im). Ndodhi tjetër e kësaj kohe është ajo e kohës së mercenarisë ku një djalë i Kaçaj nga fshati jonë u vra në Mal të zi dhe ahere vëllai i viktimës me 30 fshatrë formon një çetë dhe shkon në vëndin ku u derh gjaku i të vëllait dhe konis si i huaj në atë fshat në shtëpinë e vrasësit ,natën hap dyert kur flinin të zotë e shtëpisë futet çeta therin gjithë gjindjen,bastisin pallatin,bëjnë plaçkë dhe kthehen .Andon Stefani (vrarë nga i nipi më 1915 shen i autorit)pati marë pjesë fort i ri në atë çetë . Edhe në kohën e Tanzimatit 1830 fshati ynë besnik I lidhjes së kryengritësave,mer pjesë në luftën vendimtare që u bë në fushën e Delvunës me në krye kapedan Gjikë Thanasin (shif ngjarjen me lart shen im)dhe përballon ushtrine e Emin Pashait e zë rob e lë të lirë të largohet mbasi e çarmatos kur Çelo Picari i dorëzuar Turqisë, nxit edhe këta ti dorëzohen Pashait ku kemi dhe këngën; Mos u trëmb Çelo Mehmeti�(shif më lart shën im) Ishim duke rradhitur ndonjë ngjarje të rëndësishme të njohur për fshatin tonë gjat kohëve të homologuara dhe midis atyre është me vënd që të përmëndim dhe një tentativë shpërnguljeje të përgjithëshme që u bë në muajin dhjetor 1912 kur në fshatin tonë mbritën popullata e fshatërave Nivicë-Shën-Vasil,Lukovë dhe Piqeras të tmeruar dhe me panik se gjoja ushtri Turke të forta kishin marë udhën për në Vlorë nëpër krahinën e Bregdetit se kish aritur në Delvinë e tërhequr nga Bitolet nën Xhavit Pashën�.Si shkak i këtij paniku ishin dy gjulet që u dërguan nga Delvina drejt Nivicës e cila dha panikun dhe për fshatërat e tjerë që u nisën drejtim bregut të lartëm të detit (krahinës së Himarës shën im)dhe brënda pak orësh të gjithë fshatërat që thamë edhe fshati jonë u stivos anës së deti e disa në Kastri me pak plaçka që kishin marë me vete se u hap fjalë që disa anije Greke do mirnin këtë popullatë dhe ta lëshonin muhexhirë për matanë detit. Po ajo lëvizje do kish qënë krye këput katastrofale për fshatin tonë si dhe për të tjerët sikur të kishte ardhë vapori e të na niste për gjetkë. Për fat të mbarë autoritetet Greke që aso kohe kishin pushtuar Himarën,ngulën këmbë që të mos vinte vapori dhe kështu të shtërngoheshim të ktheheshim në shtëpitë e vatrat tona dhe për fat shpëtuam si thonë nga një kuje e llahtarëshme dhe e madhe. Ngeli pra edhe këtë rradhë fshati në vënd po dhe i gatshëm të bëjë ballë çdo reziku që do kërcënontë vatrën ose jetën! Se po në atë kohë ishte lufta Ballkanike në zhvillim dhe rreziku n mund ta prisnim nga çdo anë. 20- Gjat regjimit Feudo-Borgjez të Zogut a ka pasë ndonjë lëvizje fshatare ,ankesë a protestë kundër administartës Qeveritare,kundër taksave,gjyqe të rëndësishme për çështjë tokash dhe ngjarje të tjera që flasin për shtypjen dhe çfrytëzimin e fshatarësisë nga klasat Feudo-Borgjeze? Përgj: Zëri i popullit të këtushëm në bashkësi dhe me popujt e fshatërave të tjera të Bregut-Detit është ngritur sa herë është dashur dhe prej atij rregjimi të shkatërrojë disa venome që prej shumë shekuj e gjithë krahina jonë pati gëzuar gjat robërimit të vëndit nga Turqia.Siç e kemi përmëndë edhe më lart shumë e shumë herë është dashur dhe prej atij regjimi të shkatërrojë disa venome që prej shumë shekujsh e gjithë karhina jonë pati përfituar për gjat rrobërimit Turk. Shumë herë është tentuar të prishen ato privilegje të Bregdetit gjat kohës ,bile është derdhë edhe gjak për ti mbrojtur,por përsëri nuk u rrëzuan deri tek mbritja e Pushtetit Popullor pas luftës Nac-Çlirimtare. Regjimi i Zogut i pati mbajtur mbasi pati bërë një marëveshje me me përfaqësitë e herë pas herëshme të parisë së krahinës që të shkëmbeheshin ato venome me pagimin e një shume të cakyuar vjetore po me emërtim normal si (dhekati ,xhelepe,etj) Këtu është për të vënë në dukje puna e mirë e perfaqesive me mënçurinë dhe urtësinë e tyre që këto venome qëndruan deri ditët që erdhi Pushteti I Popullit në fuqi. 21- A ka njerëz dhe cilët janë që kanë marë pjesë me armë në dorë kundër trupave Fashistë qëdolën në Shqipëri më 7 Prill1939 / Pergjigje ! Në mbrëmjen e gjashtë prillit 1939 dhe para lajmit që flitej se Italia do pushtonte vëndin njëzet burra nga fshati ynë u nisën për në Himarë për tu armatosur dhe të prisnin pushtuesin me armë duke kundërshtuar invazionin�.(Shif më lart tek Historia e fshatit� inë Pyetësor është më e zgjeruar ndodhia në orgjinal reth kësaj lëvizjeje Shën. im) Le ti kthehemi këngës që muza dha në ato ditë: Atë ditë të shtatë prillit o shokë Shkëli Shqiperinë qafiri ” ” I poshtëri Musolini ” ” Thëret nëna djem ku jini ” ” Merrni armët e i bini ” ” Në mos paçi mos i blini ” ” Ja rrëmbeni atij qeni ” ” E goditni ku ta gjeni ” ” 22- Kur u formua në fshatin tuaj Organizata bazë e Partisë? Sa veta ka pasur ? Kush ka qënë sekretar i Celulës, sa veta ishin simpatizanë ose në grupe edukative te Partisë ? Pergjigje ! Siç kemi thënë edhe më lart tek paragarafi i viteve te L-NÇl ,ardhjen e dr. Ibrahim Devishit ngritjen e kësh N-Çl. etj. Organizata e Partisë kish tentura të krijohet disa herë qysh në fillim të viti1943 me pesë burra,që mund të meren si celula e parë e fshatit me sekretar Spiro Rushën! Po këshilli i parë N-Çl.qe përpjekur të krijohej që në Mars të 1943,nuk kish mundur të aktivizohej e të vepronte në mes të një populli jo mirë të sqaruar dhe jo mirë i orientuar karshi tërësisë së popullit,sidomos gjat aksionit të Sugës,kur ideja e fiksuar e ndonjë prijsi të aksionit u bë shkak dhe u lëkund pak dëshira e mirë ndaj levizjes,dhe entusiazmi që kish nxitur masën në suksesin e dorëzimit të Presidios së Sugës ,ku një djalë vëndi për obtuzitet(?) pati treguar se kish humbur besimin për besnikërinë e vëndësave dhe obtuzitetin e tij e mban mënd kushdo që e jetoi atë kohë. Ishte karakteristike thënia e tij plot popmpozitet se e “kemi bllokuar Himarën”(fshat)nga deti toka dhe ajri !!! Se në atë kohë ish një komando Italjanësh në Himarë me një Presido të fortë që në çdo rast do ishte një pengesë për çdo lëvizje të masës në favor të revolucionit,nuk mund të përjashtohet dhe influencën që mund të ushtronte ndonjë element nga Paria e vëndit për ti dalë zot një farë reaksioni në vënd ndaj rrymës së masës në favor të lëvizjes. Por këjo nuk qe pengesë absolute që të konsiderohej Himara e të trajtohej në atë mënyrë që kish vendosur komandanti A.V aqë sa dhe ta dënojë atë në tërësi dhe së fundi të vërë dhe topin e Sugës ,nga bateritë e Italianëve aty dhe të dërgojë Spilesë dy gjyle që për fat të mirë nuk patën bërë asnjë dëm veçse treguan sa mirë mendonte e sa përshtatshëm sillej komandanti ndonse ishte djalë vëndi,po dhe një kuadër Partie që me siguri me asnjë mënyrë s’do pëlqente një trajtim dhe një veprim të atillë dhe sikundër flitet që në atë kohë perëndoi për komandantin periudha e komandimit dhe u muar me tjatër punë.! (Edhe në këtë paragraf jepet më me hollësi gjithë ngjarja para e pas ngritjes së kësh.pjesetareve dhe aktivitetit,shif me lart�Kesh N-Çl) 23- Kur u formua në fshatin tuaj Org. e Rinisë anti fashiste(pjesëmarësit) Sa veta ka pasur dhe me cilin Pergjegjes. Përgjigje: Org. E rinisë së këtushme u formua qysh në muajt e fundit të vitit 1942 a fillimit të 43 me përgjëgjës Vasil Vangjel Gjokondin dhe përfshinte në fillim 7-8 persona si J.Polo,S. Rusha,J Prifti,K lani,F Sotiri dhe ndonjë tjatër. 24- Sa partizanë ka pasur fshati juaj që kanë luftuar në rrepartet e regullta të Ushtrisë N-Çl.,ose në Komandën e vëndit ? Sa veta kanë qënë me përgjegjesi dhe ç’farë përgjegjësie kanë pasur ? (shenoni emrat e tyre) Përgjigje: Këta persona kanë dalë me arme ne dorë kundër armikut,dhe ishin me funksione shtetërore mbas Çlirimit: Spiro Rusha Funksionar Mina Sava N/Kolonel Sotir Boçi Major Koço Todhëri Kapiten i parë Grigor Kokëdhima Major Andrea Sava Oficer Gjikë Sava Luftëtar Foto Sotiri Luftëtar Jorgo Polo Major M.P. MB Harito Çako N/Kolonel Sotir Rusha Kapiten Thoma Milo Kapiten Vasil Gjikondi Kapiten Mico Marta Luftetar (infermier) Andrea Kokëdhima Luftëtar Napolon Polo Luftëtar Jorgo Vongëli Luftëtar Katina Çako Luftëtare Persofoni Kokëdhima Luftëtare Polite Gjikondi Luftëtare Timo Kondi Luftëtar Andrea Varfi Luftëtar Spiro Gjoni Luftëtar Thanas Kokëdhima Luftëtar Niko Kosta Luftëtar Vangjel Luçi Luftëtar Niko Aleksi Luftëtar Niqe Nako Luftëtare Jorgo Todhëri Luftëtar Foto Kosta Luftëtar Llambro Varfi Luftetar Aristidh Gjoni Luftëtar Dhimosten Qesari Luftëtar Nga këta dhane jetën për atdheun dhe jane deshmorë; Persofoni Kokëdhima “Heroinë e Popullit” Jorgo Vongëli Vangjel Luçi Katina Çako Kristo Çako Hilë Aleksi Niko Aleksi 25 Ka pasë Çetë vullnetare të vetën ose së bashku me ndonjë fshat tjetër me cilin dhe kush ka qënë Komandant ? Sa luftëtarë dilnin nga fshati në ndihmë të rep. të rregiullta partizane ,në rst operacionesh të armikut ? Përgjigje : Nuk ka pasë çetë të vëtën vullnetare as së bashku me ndonjë fshat tjetër,po në rast aksionesh më se 70 burra bashkoheshin me fuqitë partizane ! Si komandant ka qënë shoku Niko Kosta. 26 Cilat çeta ose reparte partizane kanë qënë strehuar në fshat gjat luftës dhe nga kush udhëhiqeshuin ? Përgjigje ! Shumë çeta të komandës së zonës së parë operative janë strehuar këtu gjat luftës dhe kanë vepruar në aksione në periferi të fshatit tonë dhe atij të Borshit.Nuk është marë numuri ekzakt aaso kohe i këtyre reparteve që propabilisht bënin pjesë në Br. V-VI-XII dh XIX sulmues ! Komandantë të këtyre kanë qënë Dervish Hekali, Mehmet Ali Shehu,Ibrahim Dervishi,Zaho Koka dhe disa të tjerë që nuk i njofëm. 27 A ka dhënë ndihma fshati për luftën ? Përgjigje: Ndihmat që ka dhënë fshati për luftën kanë qënë shumë të rrëndësishme si ushqime,bukë,miell,vaj,mish,transport dhe me ditë të tëra e net çeta të ndryshme janë strehuar brënda në fshat ose në periferi të tij dhe mbaheshin me ç’u nevojitej nga vetë fshati që nuk kurseu asgjë për këta djem të Shqipërisë që kishin dalë zot vëndit për të çporur okupatorin. 28 A ka pasë fshatarë antarë të këshillit krahinës që kanë marë pjesë në koferencat e ndryshme N-Çl ose në kongresin e Përmetit dhe kush kanë qënë ata ? Përgjigje: Shoku Spiro Rusha në kongresin e Përmetit�flitet dhe për Andrea Varfin nuk dihet me siguri per ndonjë tjatër. Ndërsa në mbëledhjen e rinisë në Belsh me sa dimë ka marë pjesë Mina Sava. 29 A ka pasë ndonjë episod interesant të luftës NÇl.,masakra ne masë të armiqve të tjerë ? Përgjigje : Si një episod interesant dhe me interes këtu mund te permëndim luftën e parë që u bë në malin tonë Gjivlash nga një skuadër prej 12 partizanësh nga fshati jonë nën drejtimin e Spiro Rushës dhe Thoma Milos kundër afersisht 50 gjermanëve të armatosur mir,luftë këjo që zgjati po thuaj tërë ditën,aty nga ditët e fundit të muajit Dhjetor 1943. Në mbrëmje të asaj dite u tërhoqën fuqitë tona gjat kurrizit të malit, po për fat të keq duke lënë të vrarë në vënd partizanin dhe dëshmorin e parë të dalë nga ky fshat Niko Aleksin.Ky i mjeri i plagosur rrëndë nuk mund të tërhiqej dhe qenë të pa dobishme tentativat që bëri një shok i skuadrës për ta tërhequr nga plumbat e armiqve, ky ishte partizani Vasil V. Gjikondi. Mbeti pra në vënd dhe të nesërmen natën u bë një grup personash dhe me të afërt të tij e sollën në fshat të pa jetë ! Edhe Italjanët patën bërë një viktimë ,djaloshin Koço Sava (Aliu). Gjat qëndrimit të tyre në bregun e Sugës ku kishin ngritur presidon e tyre të instaluar me një bateri topash bregdetare, të cilët me dorëzimin e tyre pa kushte nga fuqitë partizane, i patënbraktisur dhe për shumë e shumë vjet qëndruan aty në vënd të vdekur deri u muarrën si hekurishte për ti shkrirë në fonderitë e vëndit. Siç thamë më lart fillimi i lëvizjes dhe ngritja e çetave e kishin bërë të vështirë dhe të rrezikshëm lëvizjen dhe qarkullimin e trupave pushtues e të vëndit,kudo që ndodheshin. Këtu pikërisht në vëndin Sugë është vënd i thatë dhe uji mungon për të pirë dhe për t’u shërbyer trupave armike, të cilëtishin në nevojë të madhe për ujë dhe për këtë arsye çonin për ditë në fshatin Borsh dy makina fuçi (çisterna) që i mbushnin me ujë për të mbajtë gjallë Presidion. Mirëpo çfaqja e çetave partizane i detyroi që makinat e furnizimit me ujë të armatoseshin se shkonin nga fshati jonë ku dinin që ekzistonte çeta partizane !Bëri vaki që ky djalosh nga fshati jonë bari kishte shkuar në Borsh dhe aty u duk si i dyshimtë për ushtarët e armatosur fashistë që shoqëronin makinën bote (çisternë) dhe mbasi e ndaluan e kontrolluan në trup dhe i gjetën një thikë dhe për këtë e arrestuan dhe e çuan në Presidion e Sugës të lidhur. Aty sigurisht do e pyesnin dhe do e gjykonin jo fajtor për ta dënuar po për ta internuar. Po i shkreti djalë i gjallë, e i revoltuar në vënd që u gjënd i çarmatosur në mes një morie armiqsh,kur u vu nën rojen e një ushtari,s’nguroi t’i japi ati një të shtyme, ta përmbysi dhe të lëshohet me vrap poshtë brinjës për të shpëtuar; ushtari sa u ngre e shënoi dhe ja shkrepi pushkën dy a tre hërë,po duket i alarmuar nuk e goditi dot dhe i ziu djalë mbrriti e duke vrapuar u dolli pamjes së rrojeve ,zbriti në rrugën dhe nxitoi xhadesë të futej në fushë, ku nuk do qe e mundur të shënohej prej tyre. Për fat të keq aty buzë detit ndodheshin dy ushtarë të tjerë që lanin teshat dhe kur këta dëgjuan plasjet e mitrolozit dhe shkrepjen e pushkëve nga Presidioja e tyre në kodër dhe nga ana tjetër shikojnë një djalë që vrapon,njëri prej tyre ngre pushkën dhe e qëllon mbas krahësh dhe e lë në vënd të vrarë. Këjo vrasje aqë mizore dhe aqë e pa pritur indinjoi dhe hidhëroi gjithë popullin e fshatit tonë dhe më tej,se vete fati i keq që e ndoqi atë djalë trim që për të mos humbë lirinë u largua nëpërmes plumbash . Vëllezërit e tij të hidhëruar pa masë deshën të hakmerreshin dhe ishte fort e kollajtë se mund të kryej hakmarja, jo mbi personin që e qëlloi se nuk njihej po ndëshkimi do binte tek ndonjë i pafajshëm e bir nëne ! Këjo bëri që ata të sprapsen dhe mos te ekzekutonin një vendim të tillë dhe hakmarja nuk u krye po vajtuan dhimbshëm humbjen e vëllait të tyre bashkë me fshatin për fatin e keq që ndoqi atë djalë kuximtar . Nga fshati jonë u masakruan edhe dy vellezër të tjerë nga pushtuesit Gjermanë në kohën e operacionit të qershorit 1944 në preteksin se njeri u gjend i pladitur (mshehur)në një arë me grurë. Kur po kalonte një repart i fortë Gjerman dhe një kone (qën) i viktimave tradhëtoi qënjen e tyre duke lehur, ishin katër veta ! U gjurmuan dhe u gjëndën që të katër nga Gjermanët dh për koiçidencë të katër ishin me nga një dorë mangut, dhe këto arsye u gjëndën të mjafta për ti pushkatuar në plazhin e Bunecit (Piqeras) ! Vëllau tjetër i Ksenofonit të vrarë, banues në fshat mbasi gjat atij operacioni armik në një kontroll të befasishëm,ju gjet një fishek dinamiti dhe nja dy cope kapsolla në shtëpi,u arrestua dhe u shoqërua deri në fshatin Shën Vasi (Përparimi sot) të bregdetit të poshtëm dhe aty u masakruan së bashku me 42 burra të tjerë të asaj krahine. Më parë edhe një grua nga vëndi ynë qe masakruar prej Gjermanëve në rrugë të tërheqjes së tyre se e marë edhe si peng,nuk mund të ecte se ishte plakë ! Me rastin e atij operacioni të rrezikshëm dhe për të vënë në jetë edhe tek ne politikën e tyre të mbajtjes gjallë të punëve dhe industrisë së tyre me puntorë të huaj, mbëlodhen këtu dhe u dërguan në Gjermani si “arbeitkraft” 33 djemosha nga fshati jonë që qëndruan aty deri sa Gjermani e mposhtur pati kerkuar pushimin e luftës dhe dorëzim pa kushte. Për fat të mirë,këta u kthyen po thuaj shëndoshë e mirë nga rrobërimi në vënd, me përjashtim të një pakice që më tepër për injorancë se sa për ndonjë qëllim tjetër idealist preferuan të theheshin këtu me anë të Greqisë,po mbasi për një kohë të gjatë nuk ka pasur lehtësi komunikimi midis shtetit tonë dhe fqinjit tonë të jugut, mbetën atje dhe nuk u kthyen më,përveç dyve që u rapatriuan me përpjekje adekuate.! (NP,ThV.shën.im) 30-Dëmet që ka pësuar fshati gjat luftës NÇ.L. Përgjigje: -Të vrarë si dëshmorë shtatë veta. -Të vrarë si viktima nga pushtuesit fashista e nazista,a nga trdhëtarët katër veta . -Të internuar dhe të deportuar jashtë atdheut tridhjetë e tre veta, në kmpet e perqëndrimit në gjermani. -Të ekzekutuar nga brigatat partizane dy veta. -Bagëti të grabitura e të prishura në sasi të mjaftë po pa numur të caktuar se u bënë dëm periodikisht nga rrëmbime grabitje jo të emologuara nga të huajt ose dhe nga njësitë balliste që për një kohë të shkurtër kaluan nëpër zonën e lirë tonën pa u ngulur kund nga frika që kishin mos ndesheshin me forcat dhe fuqitë partizane. Këjo beri që ata të lëviznin të shoqëruar kurdo nga forca Gjermane me njësi të vogla e të medha. -Shtëpi të djegura dy. -Invalidë lufte dy. 31-Ç’përmendore janë ngritur në fshat ? Pergjigje: Një lapidar në Lëmënjëra. Një në Lilë ku përkujtohet lufta nga rinia antifashiste kunder okupatorit dhe rënia e dëshmorit Niko Aleksi,në një vënd të dukshëm. -Gjithashtu dhe në Skalomë ka pasë qënë ngritur një përmendore e vogël për të shënuar kufirin e territorit që ish zaptuar ish Presidioja Italjane. 32- Sa tokë e punueshme ka qënë para Çlirimit ? Përgjigje- Mund të të themi se në territorin tonë duhet të jenë afërsisht dy mijë ha,tokë e punueshme ne fushë dhe në brinjë sipas të dhënash më tepër empirike e jo të dhëna statistikore me të sakta. 33- Kur pati filluar kolektivizimi në fshatin tuaj,me sa antarë filloi kooperativa dhe si u zhvillua,në se është bërë,kooperativë e bashkuar dhe ndonjë ndodhi lidhur me këtë ndodhi ? Përgjigje- Kolektivizimi filloi në fshatin tonë në muajin mars 1956. Më datën 15 të atij muaji në mesnatë ndaj 16 tës,u formua në godinën e shkollës bërthama e parë e kooperativizimit,në fillim me 15 antarë të parë rregjistrim antarësh u bënë në mënyrë të dëndur qysh ditët më pas dhe brënda në një kohë të shkurtër relativisht tërësia e banorëve të këtushëm “përqafoi” sistemin e ri të jetës.aqë sa në qershor të atij viti nuk figuronte asnjë disident pa u grumbulluar reth “mrekullisë”. Mbas një kohe jo shumë të gjatë u pa e nevojëshme “zgjerimi” i kooperativës dhe me një mbeledhje të shkurtër u zbatua orientimi i partisë të bashkohemi me fshatin fqi Kudhës dhe të vendosej emri I koop.bashkuar “STALIN”. 34- Jeta e fshatrit në të kaluarën(fshatari tipik).? Përgjigje: Në fshatin tonë i cili prej kohësh kish pasë njohë kurbetin,kishin ikur shumë shpejt fenomenet e një injorance të ngjeshur po dhe ay primitivitet që dasllonte krahina të tjera shqiptare sidomos ne në thellësi të vëndit tonë të prapambetur,sigurisht jo për faj të vet,fenomene që u konservuan në to deri edhe në çlirimin e vëndit ! Kurbeti i njohur këtu edhe dy shekuj më parë kish tërhequr elementin e vëndit në punëra të ndryshme tej detit e sidomos në shtetin e krijuar rishtas të Greqisë, me të cilin aso kohe ishin lidhje psiqike të theksuara që mbështeteshin në besimin omiomorf si të krishterë ortodoksë,po edhe ata ishin të pushtuar me shekuj me rradhë po nga I njëjti armik dhe nuk janë të pakta rastet kur tanët njerëz të frymëzuar prej urrejtjes karshi barbarit pushtueskanë pasë rrëmbyer armët dhe kanë derdhur gjak së bashku,qoftë tuke shërbyer si mercenarë nëpër oborret e repartet ushtarake të shteteve qës’ishin në marëdhënie të mira me Turqinë,ose edhe luftuar me pushkë në dorë sidomos gjat revolucionit të madh të popullit Grek të dekadës së dytë të shekullit të kaluar që zgjati tetë vjet dhe gjat të cilit kuximi.trimëria dhe gjaku I racës sonë u përzien vëllazërisht dhe u vunë në shërbim edhe në dobi të fisit Helen,me të cilin ndoshta lashtësia e herët na kish njohur si misa të një trungu njerëzish ! Dhe s’do emëtojmë të përmëndim këtu emera trimash Shqiptarë të njohur në historinë e revolucionit Grek që nga trimat e Sulit shqiptar me Marko Boçarin e Xhavellajt me në krye Bubulinën,Mjalin,Kanarin e sa e sa të tjerë një mori deri tek admirali Kundurjot i ditëve tona, të cilët arbër e shqiptarë luftuan për një qëllim të shkëputeshin nga armiku Aziatik dhe të fitonin lirinë . Është karakteristike dhe përmëndet që të gjithë ata ishin Shqipfolës dhe në raste kritike të luftës dhe të mbytur nga ngashërimi i çastit u vinte më lehtë të komandonin a të shpreheshin në vetë gjuhën e gjyshërve të tyre ,siç thonë që ka vepruar vetë kardinali Kundurjot gjat luftës Ballkanike kur bëri luftën detare të Dardaneleve,brënda të cilave mbylli fllotën Turke e nuk e lejoi më të dilte jashtë ngushticës së famëshme në të cilin,pas mitologjisë Greke qe mbytur dikur në lashtësi Eli bija e Rese ?,që bashkë me të vëllanë Friskon dhe kaluar mbi dashin qime artë po flugonin mbi ngushticën për ti shpëtuar inatit të një njerke�! Po për të mos devijuar më tepër le të kthehemi në përgjigjen e pyetësorit, për të bërë çdo gjë të qartë. Shtëpitë këtu kanë qënë deri diku të mira të ndërtuara të gjitha me gur dhe me llaç gëlqereje po thuaj në tërësi me përjashtim të ndonjë banese shumë të vjetër të ndërtuar me gurë po llaçi nuk përmbante gëlqere po një farë llaçi me baltë të bardhë të trazuar me byk a me kashtëpër të pasë kosistencë dhe të veshur në të katër muret me brezare drush të fortë si mbret,ilqe a lis,që dhe rroitjen e avashtë nga koha të llaçit me argjil gurët të qëndronintë lidhur. Nga shtëpitë e tjera, mund të gjeje edhe tavane,po dhe në tërësi me dysheme të drunjta,në mos gjithë gjatësia e godinës së paku gjysma e saj, gjysma tjetër bëhesh me vatër e bërë dhe e lyer së gjithash me përsëri argjil të trazuar me bajga gjedhi. Zakonisht në mes të shtëpisë kurdisej vatra e zjarrit edhe ajo e ndërtuar po me të njëjtin material argjilore e të ngjeshura. Shtëpitë ishin të bëra me dy kate qoftë dhe sikur jo shumë të përshtatëshme të larta se poshtë dyshemesë në katua do të vendosej kafsha e shtëpisë ose kafsha e ngarkesës,mushkë,gomar,ose kau që shërbente për të lëruar e për të prodhuar bukën që për fat të keq nuk bëhej e mjaftë për tërë vitin dhe shtrëngimi për të shkaktonte edhe emigrimin e popullsisë që largohej vëndit ese familja ishte në zi buke për dy a tre muaj te vitit.! Pjesa e dyshemesë në vatër mbështetej mbi dy kollona a mbi një kube (thollo që shërbenin në njërën për të vënë hajën e kafshëve.) kashtë,byg,gjethe?,ndërsa tjetra për të vënë orenditë e shtepisë që duheshin për të mbajtur mirë ndonjë ushqim të depozituar për nevojat e vitit,si pylla për vajin e ullirit,telëre e bute për verën,talëri i djathit,ena e ullinjve të krypur,a ndonjë but i madh ku ruhej gruri i vitit kur bëhesh me bollëk tek ndonjë familje që mund tëkish tokë më shumë për të lëruar e për të mbjellë. Shtëpisë i jepej dritë me në të drtaresh të vogëla që në kohë të parë natyrisht nukkishte xhama(ndoshta para afër dy shekujsh) dhe brënda në banimin e njerëzve liheshin që në ndërtim në murin ballës tej e këndej vatrës së zjarrit ,kur këjo ndërtohej aty e jo në mes të shtëpisë,po edhe ndonjë tjatër më e madhe tej e kendej në murret anësorë,në formë dollapi më dy a më shumë rafte për të vënë ndonjë send nga ato që përdoreshin shpesh a rëndom; si ndonjë pjatë,gotë,a gjë tjetër. Si mobilim në shtëpitë fshatare te herëshme gjëndej hambari që shërbente si depo drithi,dhe mbi të vihej me rradhë e me stiva që kosistonte me tesha dergjeje e gjumi herë e pasur për ndo një herë e varfër,simbas gjëndjes ekonomikenë të cilën gjëndej familja si dyshekët,nënëkrejat,mbulesat bëheshin në vënd të leshta apo të limta a dhe të gjeshtra! Plafi me thekë a shkorsa pa ta nga lesh vëndi qenë mbulesat e zakonëshme të trasha e të ngrohta. Jorganët dhe të tjera orendi prej pambuku duhet të jenë njohur në vënd qysh kur njerëzia filloi shtegëtimin gjetkë ku edhe i pa dhe kur u kthye në atdhe I pëlqeu të ndiqte mënyrën e jetesës më të ngritur nga sa e kish vetë njohur pa dalë jashtë kufive të vëndit. Shtëpitë mbuloheshin me tjegulla që vetë vëndësit prodhonin dhe fabrikonin në vëndin e quajtur “Valta” qoftë për nevoja të vëndit qoftë për të tregëtuar tek ndonjë nevojtar në periferi se aso kohe duhet të mendojmë se tregëtia ka qënë shumë e kufizuar dhe në embrion popullsia merej me bujqësi e blektori dhe rrallë e ku mund të dilte ndonjë që mun të merrej me tregëtinë. Në dekadat e para të shekullit kaluar përmëndej dera e Spiro Gjike si shtëpi e pasur a me gjë të gjallëtë mirë a për një mori arash që kish grumbulluar brënda kufive të fshatit dhe një prej asj dere gjika në atë kohë kish qënë në gjëndje e kish ndërtuar kronjet e fshatit si Lizikonë,lilën,Kopalin, e përmëndet si kamës këtu po dhe I dëgjuar në krahinë tonë ! Për shkak të një vrasjeje ,të pa hakmarrur, aty nga mezi ishekullit, njerëzit e kësaj dere u mbyllën brënda dhe u ndal aktiviteti i tyre ! Pasuria e tyre u bjerr, u nda e në vënd të tyre përfitoi e u ngre familja Polo që qysh pas vrasjes hodhen në dorë tregëtinë me qymyr nga pyjet dhe u ngrenë si derë, duke e mbajtur emrin e tyre e të firmës së tyre lart për tre çerek shekulli,kur për shkak të luftërave që prekën dhe vëndin tonë po edhe për shumë arsye të tjera filluan dhe ata bjerrjen e rëndomësin si dhe familjet e tjera. Thamë më lart se shtrëngesa ekonomoke bëri që njerëzia e vëndit u njof me kurbetin që në të vërtetën shumë dëm ka sjellur këtu,qoftë se njerëz të vlefshëm pati përpirë në mos kthimin e tyre në vënd,qoftë dhe sepse tuke u larguar krahët e punës që nevojitej vetë vëndit për në vënd të huaj,ky këtu nuk ç’frytëzohej siç do duhej dhe skamja dhe varfëria po shtoheshin në vënd,po njekohësisht shtonin edhe emigracionin aqë sa në kohën që jemi kemi tej detit një fshat të tërë prej më se 100 familje ose me shume,të humbur më përm vëndin dhe për ne ! Shifet që demet e mëdha që ka sjellë kurbeti këjo plagë e tmerrëshme nuk mund askurrë të kompesohet në ndonjë dobi që kemi parë prej tij, sigurisht jo se ariti të heqë a të mundi varfërinë endemike të vëndit ,me ndihmat që dilnin prej tij si kasandi shume e shumë e vogëlnë të gjitha kohërat. Po vetëm se njerëzia emigroi jashtë, u ndodh në një ambjent më të ngritur nga çkish njohur dhe përfitoi në emancipimin, zgjeroi horizontin e tij prej kurbetlliu,shtoi diturinë,për një mirëqenie e të pa njohur, e pëlqeu atë dhe u rropat që të rrëmbente sa të mundte nga ajo mënyrë jetese dhe kur të kthehej në vënd të bënte reformat e nevojëshme e të mundëshme,dhe pikërisht këto reforma e ndryshime,ndihmuan sido kudo që dhe në vëndin tonë të çapte para dhe të ngrihesh nga niveli shoqëror dhe ekonomik e të arrijë atë farë evoluimi a qytetërimi shumë më të ngritur se sa ndodheshin krahina të tjera në mbarë vëndin tonë.Po emri “kurbet” tingëllon hidhur në veshin e atyreve, si vëndi ynë, që ja pati parë hidhërimet e vuajtjet dhe ka mbetur e do mbetet si sinonim i një plage të dhimbëshme që e neverit ç’do kush që e dëgjon. Dhe përgëzohet që fundi u dha mundësia dhe vëndit tonë të jetojë në vënd dhe të mos e breje shpirti koba e madhe e shtegëtimit ! Shtëpitë në vëndin tonë nuk kishin ndier askurr që të mos lejohesh ngritja e nje tymtoreje për të përcjellë tymin e oxhakut se të shtypur nga i huaji ishim,po krahina jonë ka gëzuar siç thamë edhe më lart një farë lirie e veprimi dhe nuk njohu askurrë nënështrimin dhe uljen e zverkut nën urdhërin a vullnetin e ndo një agai a efendiu të vendosur e të privilegjuar më lart se të tjerët tek banuesit vëndallinj. Zakonisht shtëpitë kanë qënë të rrethuara me një farë avllie me portë që kyçej dhe çdo kush mbyllej në vatrën e tij e pa frikë të ndonjë ndodhie të brëndaligjëshme, ndihej i lirë e krenar po dhe i gatshëm e I pa përtuar për të bërë ballë me kuxim e trimëri ndonjë të pa pandehure që mund ti binte në kokë si ndodhi e jashtë ligjëshme. Dhe këjo ndjenjë e lirisë relatve dhe krenarisë a po qetësisë shpirtërore, e bëri njeriun tonë të jetë i fortë në shpirt, të durojë vuajtjet, të mos i mungojë kuximi dhe të rritet kurajua civile e të ndihet në vënd burrë edhe trim. Jeta në shtëpi brënda bëhej zakonisht në një sofër të përbashkët,ku hahej në bashkësi dhe sekush në sahanin,pjaten a kupën e vet ose dhe ne një enë nga një herë sipas llojit ushqimit,si sallatat.Strofa shtrohej në shesh,pranë zjarrit në dimer dhe netët ndriçoheshin me dritën e pishtarit a me flakën e zjarrit.Nuk kishte tryeza e salltanete si sot ,dollapa e bufera,karike komodina e kolltuqe.S’kishte detyrime shkollore por ç’do kujt i pëlqente të frekuentonte një farë mësim dhënie që bëhej para dy shekujve nga klerikët në kafazin e kishës së madhe të fshatit që është ndërtuar në fund të shekullit të 18të. Brënda nëpër sepetë dhe sënduqe ruheshin robat e veshjes dhe ndonjë takëm që ç’mohej dhe në kure anësore a ballësore të shtëpive ngjitej një dhogë (dërasë druri0 e zdrukuar deri diku mirë,mbi të cilin viheshin sende të ndryshme që të mos dergjeshin nëpër këmbë dhe poshtë asj dhoge ngjiteshin varëse rustike të drunjta të futura shtrënguar nëpër vrima të shpuara në to. Për të ndënjur, zakonisht rrinin për dhe mbi ndonjë sufre me lesh a mbi ndonjë çull të endur në formë qylimi; nuk ka njohur përdorimi i hasllit këtu dhe rrogozi nuk përdorej ! Më vonë filloi të ndërtohej një farë tabureti i ulët ku uleshin për të ndënjë të gjithë për rreth sofrës. Kafshët mbaheshin në katua dhe ndonjë berr për të ishte, do të strehohej o në katua ndarë nga kafshët e trasha në një qosh ose në ndonjë konak a kasollezë që ndërtohej ngjitur shtëpive brënda në oborin ! Sa për pajime banesa do ato që striktërisht i përshtateshin asaj kohe, kështu që i mungonin tryezat,a krevatët për tu dergjur dhe si orendi përdoreshin në stil të gjërë lugë të gdhëndura në dru piksi a prej ndonjë lloj tjetri dru të fortë. Po edhe gota a enë qelqi nuk mund të kishte dhe perdoreshin poçe a çinj ose sahanë prej balte të pjekur. 35- Si mund ta pershkruaj jetën e fshatrit dje dhe sot ? Shtëpitë e reja ,mobiljet,mënyra e jetesës,arsimi femnor,ç’punë behej dhe ç’punë bëhet sot. ? Përgjigje :Për këtë do marim si shëmbull bashkëfshatarin e ndershem dhe shumë të varfër Jarash Gjikondi, i cili bënte pjesë në një shtresë teper të varfër e të vobektë të vëndit dhe po thuaj analfabet ! Ky para Çlirimit banonte në një dhomë përdhese e për bri saj mbante ndonjë kafshë të hollë,dhidhe ndonje kafshë ngarkese. Ky ka katër fëmijë dhe gruan jo shumë të fortë dhe të shëndetëshme shpesh e sëmurë dhe nuk mund ti jepte një ndihmë të aftë burrit për të siguruar një jetesë normale dhe te mirë.Nga shtrëngimi i keq i jetës bëri edhe ay si kaqë të tjerë e doli në kurbet ku qëndroi një farë kohe, por u kthye që andej po aqë i varfër sa ishte meë parë. Kur u kthye ju shtrua punës si puntor dhe nikoqir shumë i mirë dhe me atë pasuri që dispononte me 8 rrënjë ullinjdhe 4-5 rrënjë fiq dhe një sipërfaqe tokë buke as për tu përmëndur! Po lufta erdhi edhe ky si gjithë të tjerë fshatarë shërbeu si antar I këshillit NÇl, u bë shitës në dyqanin e shtetit u bë kooperativist dhe më 1958 mundi të largohej nga kasollja përdhese nga banesa e parë e tij dhe u installua në një shtëpi të re që ndërtoi në hyrje të fshatit dhe e paisi me me komoditete që kërkonte koha,tryeza,dollap,krevata e plot pisje e orendi shtëpiake.Familja e tij mori rrugë të mbarë dhe fëmijët e tij përparuan dhe janë model në shoqeri, njëri arsimtar i diplomuar dhe dy të tjerët spesjalista në profesione te ndryshme në sektorë të ndryshëm të vëndit. 36- Ç’bimë të reja janë kultivuar dhe kur kanë filluar ? Qysh mbas Çlirimit dhe përshtatshmërisë së fushës së mirë që ka fshati,popullsia ka mbjellë shumë agrume dhe ullinj të tjerë si dhe ndonjë pemë frutore . Ulliri ka këtu qënë i njohur edhe më parë dhe në çdo familje i përkiste një sasi e madhe a e vogël ullinjsh si kamje private dhe që përbënte si të themi bazën kryesore të çdo fshatari. Sa për agrumet,këtu njiheshin edhe para luftës edhe çlirimit,po fare pak familje posedonin baçe me të tilla . Me situaten e re në teritorin e ketij fshati do mbillen jo më pak se 60000 rrënjë agrume dhe numurit të ullinjve ti shtohet shumë e shumë në mënyrë që të mos mbete as një ngastër toke e pa çfrytëzuar. 37- Kur është ndriçuar fshati me dritë elektrike .? Përgjigje: Fshati është ndriçuar i gjithë qysh nga viti 1961 me anë të një hidrocentrali të furnizuar me ujë nga fshati fqinj Borsh,nëpërmjet një kanali gjatësia e të cilit i kalon të 7km. Nga ky hidrocentral mer energji elektrike dhe fshati Kudhes në tërësi dhe kështu ndriçohen më se 400 familje të dy fshatërave dhe hidrocentrali eshtë i lidhur me sistemin energjitik të Republikës. 38- A ka në fshatin tonë shtëpi a vatër kulture ? Në fshatin tonë është ngritur një sallë leximi qysh në vitin 1952 dhe ne vazhdim është ngritur një qëndër kulturore ,me sallë leximi të mirë me dimesione,sallë çfaqjesh me 250 vënde ,me një sallë (dhomë) të këshillit popullor,dhe poshtë një qender tregëtare me një kafene bashkkohore. 39- A ka në fshatin tuaj shkollë fillore a shtatëvjeçare, tetëvjeçare, njimbëdhjetë vjeçare, kopshte ,çerdhe ? Përgjigje: Qysh në vitin 1950 është ngritur këtu një shkollë 7 vjeçare,që më vonë u shndrua me sistemin e ri arsimor të vëndit në 8 vjeçare dhe vazhdon te frekuentoje.( në fshatin tone ka ekzistuar një shkollë 7 vjeçare me herët po në gjuhën Greke qysh nga vitet e para të dekadës së fundit të shekullit kaluar që ka funksionuar rregullisht deri në vitin 1921 kur më 19 të dhjetorit të atij viti është çelur këtu një shkollë fillore kombëtare.Ajo shkollë në gjiuhë të huaj ka qënë e subvestionuar prej fondit që Kostandin Zhapa nga Labova,një bamirës multi milioner,pati caktuar në testamentn e tij për të paguar mësuesit e gjuhes Greke që shërbenin këtu grekofonë të ardhur nga Janina�—Këto janë paraqitur në një tjetër “Historia e shkolles së Qeparoit”materialet e doreshkrimet ruhen në orgjional shën.im PJP) 40- A ka kinema në fshat ? Përgjigje: Po eksiston një sallë me 250 vënde dhe një makinë kinematografike e cila shërben për dy fshatërat Qepar-kudhës. 41- A ka ndonjë institucion shëndetësor dhe ç’farë konkretisht. Përgjigje : Në fshatërat tona Qeparo-Kudhës ekzistojnë dy ambulanca rurale dhe me personelin përkarës,gjëndet një farmaci e vogël dhe farmacistja, shërben një mjek dhe një ndihmës mjek. Historia e jeta vazhdon� —-Ky material u përpilua në vitin 1962-64 nga unë arsimtari ; Janko LL.Pali “Mësues i Merituar” Materiali është kopjuar nga unë Petraq Janko Pali pa as më të voglin ndryshim,dhe pa cenuar ndonjë paragraf a ligjëratë të tij,me përjashtim të zgjerimit për historinë dhe jetën e shkollës së Qeparoit që ekzistonte në këtë fashikull dhe nuk është paraqitur këtu,për arsye se “Historia e shkollës Qeparoit” është një material më vete,si shumë e shumë ndodhira,e bëma e ngjarje në fshatin tonë të cilat rruhen nga ne tre djemtë e tij. Një kopje e ketij materiali dhe shtojca është dorëzuar në Muzeun Historik të rrethit Vlorë në 1986 dhe në seksjonin e kulturës së rrethit.(ku nuk i dihet fati me ç’dore a sirtar ka perfunduar?)

(Prej andej shumë njerëz janë interesuar ta përvetësojnë këtë dorëshkrim nga orgjinali�ku dhe mendohet të jetë marë autorësia në disa raste shën im PJP.)

Petraq J. Pali në Tetor-Nëndor 2002 në USA