PRIT SOT E PRIT MOT
Kthehu biro kthehu
prit sot e prit mot
gjunjet me jan prer
Hajde biri Nenes
se zemra me thote
me ka djegur malli
rruget laj me lote
Te kishja te vetem
si nje rreze drite
te pres nate e dite
sa me lodhen syte
Me treti meraku
kur do me vije djali
kurbeti ma mori
po me digjet xhani.
Te rrita e mjera
me shume mundime
brengu po me mbyt
mbeta si jetime.