Projektet për shfarosjen e shqiptarëve në Jugosllavi-Shkruan: Sami ARIFI


Shkruan: Sami ARIFI

Një ndër anëtarët më famëkeq dhe më i squar që bëri ogurzinë ndaj shqiptarëve në klubin serb “Klubi Kulturor Serb në Beograd” ishte Vasa Çubrilloviq, një ish-anëtar i “Mllada Bosnas”, një grupi terrorist të rinj, që e kishin përgatitur atentatin kundër arkidukës Franc Ferdinant, më 1914; tashmë ai në Unifersitetin e Beogradit ishte një historiant shumë i nderuar.
Shkruan: Sami ARIFI

Ky punim i tij (Vasa Çubriloviqit) i formës së gjatë ishte përmes kontributit të tij politik, që ai në vitin 1937 ia paraqiti qeverisë jugosllave. Duke parë mungesat e programit të kolonizimit, ai në mes të tjerash shkruante: “Në qoftë se supozojmë se zhvendosja graduale e shqiptarëve në kolonizimin tonë të vazhdueshëm është jo efikase, atëherë ne na mbetet vetëm një rrugëdalje-që t’i shpërngulim ata në masa të mëdha”.

Në qeverinë e Serbisë po paraqitej një shkallë e lartë e brezit të ri politikanësh, që ishin sa nacionalistë, aq edhe autoritarë, njerëz të tillë si urrejtësi i madh i shqiptarëve Voisllav Marinkoviq, i cili ishte kryeministër seb që nga viti 1932 e deri më 1934, Millan Stojadinoviq, lëvizja politike e të cilit imitonte krejtësisht elementet e fashizmit e çka jo tjetër, si dhe të ekstremistit Dimitrie Lotiqit, i cili ishte një adhurues i hapur i Hitlerit…

Në bazë të ligjit të ri u bënë një sërë konfiskimesh të tokave të shqiptarëve, që nga viti 1935 e më pas, po qe se bujku nuk kishte dokumente jugosllave për të dëshmuar pronësisnë e tij, e këso dokumente shqiptarët nuk posedonin, meqë pushteti kurrë s’ju kishte dhënë atyre.

Një shembull i këti procesi është edhe rasti kur tërë popullata e 23 fshatrave në Drenicën e Sipërme u shpronësuan nga tokat e veta në vitin 1938. Politika zyrtare caktonte se njerëz të tillë meritojnë vetëm 0,4 hektarë për anëtarë familje. Një vit më parë shkruante në dokumente zyrtare: Kjo është nën minimumin e egzistencës, po, pikërisht ky është dhe ka qenë qëllimi ynë: dhe kështu t’i shtërngojmë që të shpërngulen dhe t’ua bëjmë atyre jetën të pamundur”.

Këto kalkujime ishin bërë në një bashkëpunim të ngusht në mes zyrtarve shtetëror serb dhe elitave intelektuale. Diskutime të gjata rreth kësaj teme pati gjatë viteve 1937-1939, ndër anëtarët e “Klubit Kulturor Serb në Beograd”. Në procesverbalet e këtyre debateve vrehet se, shefi i shërbimit statistikor jugosllav kishte deklaruar se, megjithëse, shqiptarët momentalisht ishin “pasiv”, ata mund të bëheshin “një grup aktiv kombëtar, jashtëzakonisht i rrezikshëm për interesat tona kombëtare dhe shtetërore”; prandaj sipas tij duhej të përgatitej një “plan efikas” për t’u marrë me ta.

Orestie Kërstiq, anëtar tjetër i klubit, propozonte: “Duhet të blihen tokat nga shqiptarët, por natyrisht vetëm në qoftëse nuk mund të merren pa ndonjë kompenzim”; një anëtar tjetër, Gjoka Perina, mendonte se në “Serbinë Jugore duhet të formohej një shumicë e nevojshme prej 67,5% e serbëve, prandaj ai propozon kolonizimin e Kosovës me 470 mijë kolonë, në të njejtën kohë edhe dëbimin e 300 mijë shqiptarëve nga Kosova, pra, nga trojet e tyre shekullore, stërgjyshore.

Një ndër anëtarët më famëkeq dhe më i squar për ogurzin ndaj shqiptarëve në këtë klub ishte Vasa Çubrilloviq, një ish-anëtar i “Mllada Bosnas”, një grupi terrorist të rinj, që e kishin përgatitur atentatin kundër arkidukës Franc Ferdinant, më 1914; tashmë ai në Unifersitetin e Beogradit ishte një historiant shumë i nderuar. Ky punim i tij i formës së gjatë ishte përmes kontributit të tij politik, që ai në vitin 1937 ia paraqiti qeverisë jugosllave. Duke parë mungesat e programit të kolonizimit, ai në mes të tjerash shkruante: “Në qoftë se supozojmë se zhvendosja graduale e shqiptarëve në kolonizimin tonë të vazhdueshëm është jo efikase, atëherë ne na mbetet vetëm një rrugëdalje-që t’i shpërngulim ata në masa të mëdha”.

Ai theksonte: Në një kohë kur Gjermania mund të dëboj dhjetëra mijëra çifutë…largimi i disa qindra mijëra shqiptarëve, nuk do të shkaktoi shpërthimin e luftës botërore”. Prandaj, ai propozoi një sërë metodash për t’i shpërnukur shqiptarët në forma shumë shtërnguese.
Metodat shtërnguese sipas Vasa Çubrilloviqit ishin:

“Ligji kundër tyre duhet të zbatohet një më një, në mënyrë që shqiptarëve t’u bëhet jeta e pamundshme në Kosovë…duhet të dënohen për kontrabandë, për prerjen e pyjeve, për dëmet nëpër ara, që lënë qentë të palidhur…si dhe çdo masë tjetër që mund të përdorë policia. Nga aspekti ekonomik: të mos pranohen tapitë e vjetra të tokave; të konfiskohen të gjitha kullosat shtetërore dhe të bashkësive…të dëbohen nga puna shtetërore, private dhe të bashkësive…

Lidhur me fenë, shqiptarët janë shumë të ndjeshëm. Prandaj ata duhet të sulmohen edhe të ketë fushë. Kjo do të arrihet nëpërmjet keqtrajtimit të krerëve të tyre fetarë, shkatrrimit të varrezave të tyre…Mbetet edhe një mënyrë tjetër, të cilën Serbia e pati zbatuar me sukses pas vitit 1878: vënja e zjarrit fshehurazi fshatrave, lagjeve të qyteteve”.

Këto masa me shumicë u zbatuan, përveç mospranimit të tapive ose dokumenteve të periudhës osmane, në vitet që pasuan u shtuan edhe provokimet dhe persekutimet policore. Në vitin 1939 sipas një raporti shkruhet se në qarkun e Gjakovës policia kishte dënuar 1.500 shqiptarë, duke iu vënë 50 dinar gjobë në qoftë se kali apo lopa bënë bagla “në rrugën kombëtare”.

Sa për provokimin e shqiptarëve myslimanë, edhe ky ishte një element i politikës zyrtare që nga ripushtimi i Kosovës, më 1918, kur shumë xhami u shndërruan në shtalla, ndërsa varrezat myslimane jashtë Mitrovicës, qëllimisht ishin shkatrruar.

Raporti sekret i vitit 1922 nga komandanti i Armatës së tretë jugosllave (me bazë në “Serbinë Jugore”) thuhet se shndërrimi i xhamive në Shtalla për kuaj ose depo municioni, për shpërngulje ishte mënyra më e mirë për trusni të shqiprarëve. Ky tregim që duket si fantazi nga ana e planeve serbe pothuajse për pak gati se ishte shndërruar në realitet, meqë nga viti 1933 e më pas, pati diskutime serioze në mes qeverisë jugosllave dhe asaj turke për dëbim për në Turqi të një numri shumë të madh të shqiptarëve myslimanë.

Shqiptarët zyrtarisht nga ana e pushtetit jugosllav paraqiteshin si “turq”; më 1935 qeveria turke u ofrua për të pranuar 200 mijë sish, një shifër, e cila, edhe se ishte nënë shkallën e synimit të qeverisë jugosllave ishte shumë më e lartë se numri i përgjithshëm zyrtar i turqishtfolësve (150 mijë ishin të regjistruar) në vitin 1921.

Në bisedimet e vitit 1938, qeveria e Stojadinoviqit i ofroi Turqisë që të paguante 15 mijë dinar për çdo familje; pas një sërë pazarllëqesh u hartua edhe marrëveshja ndërqeveritare që njihet si “konventa jugosllavo-turke”, e cla u nënshkrua me 11 korrik të vitit 1938.

Pra, Turqia do të pranonte 40 mijë familje, sipas kësaj marrëveshje me një çmim prej 500 funtesh turke për familje: edhe familja definohej si “njerëz që kishin lidhje gjaku dhe që jetonin në një kulm”, kështu që në një fshat të Kosovës përfshinte familje prej tre brezash me më shumë se 10 anëtarë. Sipas këtij traktati komisioni i qeverisë jugosllave përgadiste listën e emigrantëve, kurse toka e tyre kalonte menjëherë si pronë e shtetit jugosllav.

Në fillim ky plan përjashtonte shpërnguljen e popullatës urbane, pra objektivi kryesor i qeverisë jugosllave ishte t’i shpërngulte shqiptarët e jo folësit e turqishtës, pra, shumica e të cilëve jetonin në qytete. Realizimi i këtij procesi parashihej brenda gjashtë vitesh dmth. 1938 deri në vitin 1944.

Meqë së zgjati shumë fati i shqiptarëve, vije Lufta e Dytë Botërore, realizimi i kësaj marrëveshje ogurzezë u pengua. Mbledhja e Këshillit Ballkanik, e mbajtur në Ankara më 25-27 shkurt të vitit 1938, me që rast ministri i punëve të jashtëme të Turqisë, Ruzhdi Abazi, kishte parashtruar çështjen e shpërnguljes “turqve” nga Ballkani dhe propozoi që të formohet një komision i përbërë prej dy rumunëve, dy jugosllavëv dhe dy turqve, pra, që në prill të vitit 1938 të mblidhet një komision dhe të filloi punën për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova, me një punë shumë ekskluzive.

Konferenca të tilla ishin mbajtur në Beograd nga fillimi i marsit deri në mesin e qershorit më se katër sosh gjatë vitit 1938. Jugosllavët ngulnin këmbë që të fillohet me të shpërngulur së pari nga katundet e Kosovës në mënyrë që t’u hapej hapësira e tyre për kolonizim.

Dinamika e shpërnguljes së shqiptarëve parashihte që në korrik të vitit 1939 do të shpërnguleshin 4.000 familje; më 1940 do të shpërnguleshin 6.000 familje; më 1941 do të shpërnguleshin7.000 familje; më 1942 do të shpërnguleshin 7.000 familje; më 1943 do të shpërnguleshin 8.000 familje; më 1944 do të shpërnguleshin 8.000 familje.

Qeveria turke kishte kërkuar nënshkrimin e menjëhershëm të “Konventës jugosllavo-turke” në Beograd ose në Ankara. Për shkak të rrethanave të jashtme dhe të brendshme preferohej që kjo mos të publikohej. Kjo të përligjej përmes Ligjit Financiar pasues të Mbretërisë jugosllave, preferohej që përmes urdhëresës së qeverisë juosllave kjo Konventë të vihej në jetë.

Në kohën ndërmjet dy luftërave pati me mijëra shqiptarë të emigruar nga dhuna e terrori serbë, me mijëra në Shqipëri e me dhjetëra mijëra në Turqi. Me numër të shifrave për shpërnguljen e shqiptarëve pati mjaft spekulime, nga 77 mijë deri në 250 mijë. Sipas tre priftërinjëve katolik, të cilët kishin dorëzuar një peticion në Lidhjen e Kombeve, më 1930, shkruanin se që nga viti 1912 më se 10 mijë shqiptarë kishin ikur në Shqipëri dhe 130 mijë të tjerë për në Turqi.

Kemi të bëjmë me një vlerësim të përgjithshëm, nga se për këto çështje nuk egzistojnë të dhëna zyrtare. Ndërsa historiani, Akif Bajrami, paraqet një shifër të përgjithshme të emigrimit prej 240 mijë vetash në periudhën 1918-1941. Ndërsa sipas tre priftrinjëve që kishin paraqitur peticionin Lidhjes Kombeve, numri i shqiptarëve të shpërngulut vetëm në periudhën 1918-1941 është afro 150 mijë.