Pse ky pengim?Gezim Bega


Më le peng në zemrën time,

mendohem atje,në një qoshe,

Si po më shkon kështu lavdia,

si thërrime më duket lumturia.

Nuk po i besoj më, fatit hileqar,

pres me padurim largimin final,

Le tê sillem andej si njē lypsar,

nga kjo baltovicë,dua që të dal.

Këtu njeriu trajtohet si kafshë,

mbushur me urrejtje dhe dalldi,

rrugëve njerëzit flasin me vete,

A’gëdhihet t’nesërmen asgjè s’di.

Kur të gjithë ecin,rrugën s’mbari,

ne kërkojmë atê që se meriton,

Kërkojnë kush të jetë vetë i pari.

këtë vënd të bukur t’shkatërroj.

Kemi diellin,fusha e male té lartë!

Kemi dete, pyje kemi dhe lumenjë,

shikoni bukuritë,e tregojnë kalatë,

por kemi dhe udhëheqësa,çakenjè