Pse s’më flet-Murtez Asllani


Dikur miq të mirë

qeshnim,bisedonim

rrinim bashkë kudo

jetën e shijonim.

E,sot më rri karshi

dhe fare nuk më flet

sa më sjell pikëllim

e di shpirti im

pse kështu vepron

nuk të ka hije

m’harrove shpejt

mbeta si zogu krahther.

Eja se shumë prita

zemra rrah për ty

e di edhe ti,

kur ishim të dy

mos më helmo zemrën

se Zoti të dënon,

po fol njëherë me mua

e shpirtin ma qetëson

në ëndërr të shoh

duke u përqafuar

por kur zgjohem

ti kishe shkuar.