Në limanin e qetësis time shpirtërore-Urim Mezini


Në limanin e qetësis time shpirtërore

Një puhiz e leht ngjyer me jodin e detit ankorohet në breg,n’ket cep të qet të botës.

I cili për mua është limani i përhershëm i qetësis time shpirtërore.

Leht më përkëdhel ashtin e mpir të kokës.

E bashk me të zgjon dhe disa nga kujtimet e mija fëmijrore.

Kujtova sa munda,u harrova monopatit të ngushtë të tyre

Ku s’shkova,lotova ,qava,buzqesha n’atë fragment kohe.

Tamam si në një film me xhirim t’avasht, kalonin përpara fytyrës

Sa me mall i ndjeja e i kujtoja dhe pse kishin kaluar shum mote.

S’mbaj mend sa koh,po gjat,shumë gjat i mbërthyer ,me to qëndrova.

Derisa zhurma e një vapori më ndërpreu.

Në at’ çast disa pulbardha fluturonin, duke formuar grin e bukur n’qiellin e kaltër,pamje të cilën ,shum e shijova.

Krahëve të tyre, çpupla i ngrinte era,dielli krejt i shkëlqeu.

Diku aty pran afër bregut ,një vark e vogël që s’e di ,kur qe afruar

Megjithëse syt nga deti, as atë se kisha vën re

Kujtimet e një kohe tjetër papritur,tek un ishin zgjuar

Ndërkoh që dielli ca re t’bardha kishte ftuar në valle.

Fillova të ndjek varkën,vozitjen e saj,që dukej sikur ndiqte ëmbëlsisht melodin e puhizës

Pulbardhat filluan këngën e tyre duke formuar një larmi melodije e ngjyre

Por për mua s’donin tia dinin e më shikonin me sy krejt mospërfillës

Vij shpesh në këtë skaj të harruar të botës.

Qetësia duket sikur bëhet njësh,me qiellin blu.

Larg zhurmës korbave që cdo gjë kafshojn e grabisin prej tokës.

Kurse këtu në limanin tim,mjegullnaja ka kohë që është largu.

Urim Mezini. Torino .Itali.