Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë-Nga Isak Ahmeti


Nga: Isak A H M E T I

     

I.Takimi im i parë me Sinan Gashin

Sinan Gashi nga Drenica , emër i njohur në letrat shqipe , kohë më parë , falë  mirësisë  të mikut tim të kahmotshëm, Prof.dr.Anton N.Berishës , më 23 mars 2024 , me ka vizituar , me ç’rast kemi pasë një ndejë shumë të këndshme dhe të paharrueshme.

Takimi im i parë me Sinan Gashin ,ndonëse njiheshim përmes veprave dhe virtualisht dhe komunikonim përmes telefonit ,ishte te FRANK’S HOUSE RESTAURANT.-Stubëll. Gatë ndejës dhe bisedës miqësore  na ka shoqërua edhe poeeti dhe studiuesi,Dr.Sarë Gjergji.Kemi biseduar dhe debatuar gjerë e gjatë për shumë tema dhe çështje të rëndësishme por në mënyrë të veçantë për letërsinë shqiprare dhe zhvillimin e saj nëpër periudha të ndryshme…

II.Pak biografi për autorin

A)Sinan Gashi (1947) është i lindur në Arllat(Drenas) ku edhe jeton.

Mësimet e para i mori në vendlindje , të mesmet , studimet universitare dhe pasuniversitare për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe  i kreu në Universitetin e Prishtinës..Me krijimtari letrare merret qysh heret..Ka bashkëpunuar me periodikun letrar në Prishtinë dhe Shkup.Sinan Gashi një kohë të gjatë ka punuar në  Gjimnazin e Gllogovcit si profesor , pastaj në gazetën ditore”Bota sot ‘në Prishtinë.

B)Veprat letrare-shkencore 

——————————————–

S.Gashi deri më tash  ka botuar 34 vepra letrare:eseistike dhe shkencore :

-Veçanti krijuesish

-Të mosnjohurit e letërsisë  shqiptare

-Rinjohje letrare

-Kosova e poetëve të traditës

-Traseja e meditimit

-Heshtim i kushtëzuar

-Mençuria iliro-shqiptare nëpër botë

-Simfonia e Dardanisë

-Pseudonimet e shkrimtarve shqiptarë

-Nëna Teeeze në arte

-Bernardin Palaj-sipas vrojtimit tim

-Mozaiku estetik 1930-1939

-Larushi tematike

-Botimet shqipe jashtë etnikumit

-Historia e dorëshkrimeve  të letërsisë

-Zëri i arbëreshëve të Greqisë

-Arbreshi i Zarës-oazë shqiptare

-Vlerësime , preokupime , përimtime

-Arti letrar si terapi shpirtërore

-Legjenda e Drenicës

-Poeti idealist-Fazli  Graiçwvci

-Krijuesit shqiptarë që shkruan në gjuhë të huaja

-Përjetësi artistike-Bekim Fehmiu

-Attisi i katër dhuntive-Muharrem Qena

-Aktori i përbotshëm-Aleksandër Moisiu

-Simfonia e Dardanusl etj.

III.Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë

————————————-,—————————–

Gjatë takimit dhe ndejës shumë miqësore me Sinan Gashin,ai m’i ka dhuruar me dedikim.të veçantë  edhe tri vepra të rëndësishme të tij që janë:

1.Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë(1453-220(botimi i tretë),Prishtinë,2021,fq 516 ,

2.Arti letrar si terapi shpirtërore  dhe

3.Arbreshi i Zarls-oazë shiptare,për çka e fallenderoj nga zemra për kujdesin, respektin dhe miqësinë  e sinqertë ndaj meje!

Këtu ,kësaj radhw ,po ju   paraqedim veprën e tij shumë të rlndësishme ,të rrallë , shumë vlllimore :

PSEUDONIMET E SHKRIMYARËVE SHQIPTARË , që ka vlera shumështresore.

Ne këtë monografi , siç e thotë  në fillim edhe vetë autori , ka synuar të evidencojë dhe të sqarojë çështje që kanë të bëjnë me atë jashtësinë e shkrimtarit ose publicistit, por që reflekton gjithsesi diçka nga tërësia e jetës-krijimtarisë  së tij ,në mos atë e sqarojnë dhe e bëjnë më të kapshëm.

E kujt i duhen këto-pyet autori dhe përgjigjet më të drejtë si vijon , citojmë:

“Mbase  studiuesve të letërsië të tëgjitha brezave.

Mbase studentëve të letërsisë ,që kanë ambicie për të qenë më të përgatitr

Mbase lexuesve të pasionuar , që interesin e çojnë deri në finesa për krijime  dhe krijues të të gjitha kohërave.

Lubrin në fjalë autori e ka strukturuar në dy pjesë:

I.GJENEALOGJIA DHE DOMËTHËNIA E PSEUDONIMEVE TË KRIJUESVE dhe

II.PSEUDONIMET DHE SIGLAT E KRIJUESVE TË LETËRSUSË  SHQIPTARE.

Te pjesa e parë ,që është shumë e rëndësishme dhe me vlerë,autori ka përfshirië këto njësi shkrimore;

-Hyrje,

-Çka është pseudonimi,

-Pse krijuesitf firmosin me pseudonime,

-Arsyeja psikologjike,

Pjesa e dytë e këtij libri është titulluar:

PSE

-Arsyeja e modës,

-Arsyeja e frikës,

-Arsyeja e modestisë,

-Arsyeja e atdhedashurisë,

-Arsyeja e dashurisë,

-Arsyeja e krenarisë,

-Lashtësia e firmosjeve me pseudonime,

-Shkrimtarët e botës me pseudonime ,njëzi shkrimore këto që kanë një vlerë përmbjtësore të padiskutuesme.

Edhe pjesës së dytë i paraprin njësia shkrimore ,sqaruese ,me titullin domëthënës:

PSEUDONIMET E KRIJUESVE  SHQIPTARË, ku autori ,ndër të tjera shkruan,citojmë:

“…shpeshherë disa ,disa nga krijuesit kanë marrë emra të dytë , atë të profesionit  të ushtruar , si mësues (dhaskal) greqisht , papa(prift ), veqilharxh( dëtyrë në ushtrim , e disa shtesë e kanë emrin a  mbiemrin e vendlindjes , vendbanimit a ndonjë mali që.mbahet me lashtësinë e historinë gjithsesi”.Por këta krijues,thotë autori,,kanë edhe një specifikë këtu si krijues.Në vijiim autori ka dhënë pseudonimet , rrjedhën kohore të përdorimit të tyre ,me disa dëshmi për punimet e vendet e botimit të atyre.

Zbulimi i autorëve të mëshehur pas pseudonimeve ,sa e ka anën e domosdoshme  njohëse për të vërtetën ,aq kanë ngjyrime kurioze  , që përherë krijojnë fshehtësinë e së vërtetës.Kështu siç është botuar ky libër ka një vlerë të veçantë, shumëfish të rëndësishme  jo vetëm për studiuesit e letërsisë shqiptare.

IV.Krejt në fund

Ky libër  ,i rrallë   në mjedisin tonë kulturor , është një kontribut i çmueshëm  në letrat shqipe.Prandaj urimet më të mira për këtë i shkojnë autorit !