Puthmë pra…!Petro Sota


PUTHMË PRA…!

————————

Me përkëdhelje, ta preka dorën,

Në ato çaste, ndjeva diçka,

Buzët e tua, zjarrin morën,

Dhe më thoshje;-puthmë pra…!

Po e shikoja, unë gjoksin tënd,

Që përpëlitej, aty nën bluzë,

Gjithë ai nur, që të kishte rënë,

Lehtë me thoshje;-puthmë në buzë…!

Të dridhej buza, më s’po flisje,

Po digjej shpirti, qe bërė prush,

Puthjen në buzë, sa shumë e prisje,

Por më thoshje ;- edhe në gushë.

Unë do të bëja, çfar të doje,

Që të mos digjej e jotja buzë,

Ti dhe gjirin, po ta mbuloje,

Unë do ta gjeje, aty nën bluzë.

Çfar të shihja, më parë unë,?

Ti me shikim, më thirre vetë,

Vështrimin derdhe, porsi lumë,

Dhe më qerpikët, si shigjetë.

S’të mungonte, ty as harku,

Që t’më plagosje, ashtu mua,

Kur të preka, poshtë tek barku,

Shumë më dogjën buzët e tua.

Po të shikoja, sytë e venitur,

Dhe në gushë, varej gjerdani,

Më poshtë sytë kishin zbritur,

Tek dy boce, që i mbulon fustani.

Por ti vetë, më kuptove,

Dhe diçka, doje të më thoshje,

Por s’po mundeshe, vetëm rënkoje,

Si e plagosur, moj bukuroshe.

Të dridhej trupi, si në ethe,

Dorën fort po ma shtërngoje,

Mbyllur qerpiku, si një gjethe,

Asgjë më, nuk po shikoje.

Në krahët e mi, ti kishe mbetur,

Një pikë loti, në buzë të ra,

I gjithë shpirti, të ishte tretur,

Më thoshje lehtë ; – puthmë pra.!