Poezinë time me titull “Vajza e Labërisë ” e botuar, po e plotësoj me pjesën tjetër që nuk e di pse ma shkurtuan redaktorët .
VAJZA E LABĒRISË
Vajzë ëngjëllore, nga më paske zbritur,
Ti lulja e prillit në mermer skalitur,
Ballin e lëmuar si faqja në mollē,
Kush ta ka stolisur, ç’ishte ajo dorë ?!
Vetullat biskonjë ç’penelë t’i lyeu,
Flokët në frashër , vallë kush t’i ngjyeu
Sytë e kaltēruar nga ç’burim i more
Këmbēt as më thua , nga ç’statujë i zgjodhe ?!
Kush t’i lau faqet me djersēn e hënës,
Vetë Perëndia, a kujdesi i nēnës ?!
Gjoksin e praruar me çfarë e ke mbushur,
Shtalpë, apo djathë, a ftonj pa kēputur ?!
Nēpēr qiej yjet dergjen të ngujuar
Dhe hëna qyqare fshihet xhelozuar !
Bukuria jote dritën ua ka marrë,
Trupi yt i derdhur, në flori i larë.
Mos s’je e vërtetë, vallë mos je ëndērr,
Që vjen e më sjell mua goditjen në zemmēr !
Ah, moj ëndrra ime, pse ma solle pranë
Dhe më ngatërrove keqas me një zanë !
— Unē nuk jam ëndërr, po jam e vërtetë,
Vi prej maja malesh ku puthen me retë
Nga malet me borë , Çipini e Çika
Vi nga Kēndrevica, vi nga Bogonica.
Bashkë me sorkadhet, tok me to u rrita
Në pyjet e gjelbër me bredha e pisha,
Me zana e xhinde unë kam jetuar,
Zoti mē ka larë me ujë të bekuar.
Ujë bore piva ,tok me perēndeshat
Ku pinë luanët edhe luaneshat,
Vi nga ato male, jam zonjush’ e rëndë
Një fajkua mali mund të m’i marrë mëndtë.
— Dhe me atë dritë dhe me atë nur,
Vjen e më verbon ,sa dergjem sëmurë
Natēn , nēpër ëndërr bëlbëzoj e flas,
Si njē zog në erë ty të ndjek nga pas !
