Pylli rënkon-Aziz Isak Ahmeti


Pylli nuk është vetëm pasuri,

Për disa banorë është shtëpi,

Shumë gjallesa në të jetojnë,

Flora e fauna e zbukurojnë.

S`ka njeri që s`e di,

Cila është vlera e tij.

Dora jonë nuk po e mbron,

Për çdo ditë po e shkatërron.

I vërsulen shumë druvarë,

Kush me sëpatë e kush me sharrë

Pyllin shkojnë për ta prerë,

Në çdo kohë, në dritë e terr.

Pylli fillon të ankohet,

Dhunshëm që po shkatërrohet,

Nga dorë e njerëzve të mjerë,

Në atë gjendje që e kanë sjellë!

Banorët e tij të tmerruar,

Ikin nga shtëpia ku kanë jetuar,

Kërkojnë vend për strehim,

Jo me dashje, por për shpëtim.

Gjëma e pyllit nuk ndalon,

Në tokë e qiell po rënkon,

Kushdo që t`më shkatërrojë

Gjithë njerëzimi do ta pësojë.