Qante nata…Horgito Hoxha


Horgito Hoxha

Qante nata…

Shiteshin lule kudo në rrugë,

Në kryqëzime e ndonjë sokak,

I kërkohej shitësit pazarin të ulë,

Dhe shkonin atje ku shitej me pak.

Ato lule të bukura në ngjyrë e aromë,

Shiteshin natën kur pleqtë flinin gjumë.

Nuk ndjenin kësaj nate ,të ftohtë,

I dehte një ilaç që i derdhej lumë.

U shitën dhe dhoma hoteli zbukuruan,

Pastaj sërish u hodhën, një e nga një,

Në fushën me kryqe të drunjtë i dërguan

Ç’të flisnin tani ato shpirtra pa zë.

Qante nata…

Po dita nuk dinte gjë!

#poezihorgitohoxha