Godo Mehmetaj

Radio “Gjirokastëra”
ti dëgjoja këngët ,
isha shume i vogël,
ne prehër te Nënës.
Me to u mësova ,
sa nuk duroj dot,
ato këngë xhani,
i kujtoj dhe sot.
Ato çanin malet ,
ato merrnin dhene ,
i përcillte Gllava ,
përmbi Tepelenë.
Këngë e Argjiros ,
me ato avaze
nuk mu nda nga shpirti
Bashke me këngën labe.
Se me këngët labe ,
dhe gjirokastrite ,
akoma s’ jam ngopur,
sot e kësaj dite.