Razielda Hitaj:Asaj


Syrin syrin, sheh mbi yje
Mjegullnajë mbi të
Ç’zog fërshëllen në pyje
Pa gjumë po më lë…
Vështroj lumin, lumi ikën
Nuk shikoj asgjë
Cila zemër… ndolli frikën
Natën… t’a përzë
Fërshëllima, preu këngën
Asnjë melodi
Akullnaja… ngriu zemrën
Dëbora s’u shkri
Kur u pamë te syri hënës
Buza pse m’u mpi
Veshur pëndët e mëllënjës
Zot përse në zi…?
Muza jonë musht’poeme
Do digjet raki
Dy shegët e… kuqërreme
T’i fal hajmali…