Recensioni-Nga Prof. Fahri Xharra


Libri i autorit Feri Arifi “Kontinenti i Shqiptarëve, dikur quhej Pelazgjik,” është me vlera të larta shkencore e historike, për t’i kthyer pellazget në vendin dhe në Kontinentin e vjetër. Edhe Karl Otfried Müller: thotë: “Se sa më shumë inteligjenca të depërtohet në historinë e Greqisë, aq më shumë vëmendje do t’i kushtohet elementit pellazgo shqiptarë, i sakrifikuar deri tani. Pra, elementi pellazg, është sakrifikuar që moti për hir të diçkaje tjetër madhore: falsifikimit të historisë nga viti 1830, të cilët siç thotë autori, shtetet e reja u formuan nga Evropa dhe Rusia, në tokën pellazgjike, dhe formimi i shteteve sllave në Pellazgji filloj nga sh.k.XIV. E me heret ishin PERANDORI, pastaj filluan me shtete të reja të cilat deri më 1923 ishin gënjeshtra. Nëse e lexojmë vëmendshëm librin e Feri Arifit, “Kontinenti i Shqiptarëve, dikur quhej Pelazgjik,” do ta kuptojmë se autori, ka bërë një punë të mundimshme dhe të madhe nga shumë studjus tjerë, që janë me vlera shkencore e intelektuale, i cili të gjitha shteteve të formuara nga shek. XV u thotë se po gënjeni se fiset tona janë shqiptarët ja: trakët, trojanët, frigjët, gotët, ostrogotët, dakët, dardanët, dalmatët, tribalët, helenët, epirotët e shumë fise të vogla, që jetuan në Pellazgji dhe Ilirik, lirisht mund të themi se autori ka të drejtë që mijëra vite, ne jemi dhe mbijetuam si fise që lindëm në këtë Kontinent Pellazgjik. Në Evropë u formuan shtetet politike si, ato-sllave që i venduan në Gadishullin Ilirik, të cilat janë nga fiset tona deri më 1830, pa të vetmin fis të tyre. Për ta shkruar këtë libër, autori ka përdorur shumë burime të lexuara dhe nga shumë autorë të huaj e vendorë dhe shqiptarë. Ky shkrim është shoqëruar në të shumtën e rasteve edhe me foto, e artefakte që e bëjnë këtë libër më të qartë për Kontinentin Pellazgjik. Libri është shkruar për t’u shërbyer studiuesve të sotëm e të ardhshëm të huaj dhe vendorë, si burim historik i këtij autori, duke vënë në pah në përgjithësi Kontinentin Pellazgjik. Përmes këtij libri, kuptohet e kaluara jonë historike dhe koha e asimilimit, që nga viti 1830. Unë mendoj, më në fund, se libri “Kontinenti i Shqiptarëve, dikur quhej Pelazgjik,” i autorit Feri Arifi, mund të konsiderohet njëkohësisht zbulim i parë i llojit të tij në këtë Kontinent, si përvojë e hidhur në fushat e fshehjes se historisë sonë, nga të tjerët dhe sidomos prej neve. Për fund do t’i them disa fjalë nga autorë të huaj: “Themeluesit e Greqisë janë pellazgët, ashtu siç janë themelues edhe të Italisë, Afrikës së Veriut, që ishin të banuara nga pellazgët. “Kartagjena ishte e pellazgëve…Në Spanjë ata që e ruajnë edhe sot gjenin pellazgjik, janë katalonasit dhe baskët. Pra unë e përgëzoj autorin për veprën kapitale dhe shumë interesante. Ky libër duhet të përkthehet në gjuhët e huaja botërore (anglisht, spanjisht, arabisht, rusisht, frëngjisht, Gjermanisht, etj, që ta kuptojë edhe opinioni botëror, se sa shumë e fshehur ka qenë historia e shqiptarëve, ajo Pellazgjia, ku shumica jonë do të thonë se pellazgët ishin tanët. Konsideroj se ky është një ndër librat që meriton për t’u çmuar nga shumë të tjerë dhe për t’u lakmuar për ta lexuar se kush jemi ata njerëzit e parë me vlera të shumëfishta për kulturën dhe historinë e zhvillimit të popujve në Kontinentin Pellazgjik dhe në veçanti, popullit në Ilirik.

RECENSION:

Prof. Fahri Xharra.