Refrene jete…Xhevahir Cirongu –


Refrene jete…

Ajo erdhi me llavën e vullkanit,

heshtjes i tha largohu prej meje,

një tingull ëmbël seç pëshpëriti

dhe vrapoj me vrap të puthte re qielli.

Nuk desha ta trembja refrenin e jetës,

mëngjeseve të pranverës u çelën petalet,

takojnë një yll që bënte dritë në largim

dhe refrenet e këputura,atje lane gjurmë jete!

Vetëm koha e antivlerave rrugullisej diku

ajo s’di ti buzëqesh ditës me diell mbi tokë,

saqë edhe fjala në pentagrame të shkruar

merr rrugën për fluturim e kërkon të na buzëqesh.

Pse kështu o refren i jetës sonë ndalo një çast

eja me vrull e na buzëqesh si dikur te ne.

refreni jetës le të vrapojë me dashuri

mbi gurë të bardhë, le të tregohet edhe një përrall!