Reportazh nga fshati-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

Pjesa e parë

1.

Në Kunjovën tonë ,s’ka aeroportë aq sa mëhalla e largët s’ka kufij real.

Një lumë që vërtitet teposhtë .Sot udhëtimet u fshinë. Kruspull ,fqinjësia.

Destinacioni ynë shkruar në letër .Tabela rrëzuar në kahun tjetër.

Reportazh:E vdekur,rruga e bajameve në dimër.Shkretinë.

Sytë të ngrirë. E baltosur krejt udha.Shtigjet u mbyllën. Shkëmbinj të vdekur.

Diamante fshehur.Zgavra të kafkës.Stalakmite në hapësirë.

Duke menduar shumëzimin në stinë.Me mugullim sythesh.

Pikëllim muzgu me trishtim.

Mëhalla jonë.

Dhe pylli i ahishtës, me hone,gryke dhe brinja, rrëpira,lugina janë .

2.

Busulla ime këtë mëngjes fluturon në erë nga degët e ferrës.

Pika e vesës në ag, rrëshqet në lugun e gjethes,rrjedhshëm .

Llullani pikon,tymi tregon furin e erës,përgjysmë tabuti i verës.

Drejtimi:Në Shkrumeme .Misrat janë tharë, toka vuan etshëm.

Hojet e bletëve janë në strehë të strehës ,gjysmë- përgjysmë me ar.

Zhaurima e cinxurëve dhe e korit të pyllit,përveç aso kohe një stinë zgjatë.

Fjolla e tymtarit .Kamina e vjetër me gurë të bardhë. Një hajvan i trembur pa samar.

Një oktav e zgjatur e bulkthit të natës,trimëron jo vetëm këtë ndajë natë.

Vijon