Respektoj-Fatbardha Budini


Respektoj njerëzit që jetën e tyre e marrin me qetësi,

Sesa ata që iu mbërthehet shpirti vetëm prej trishtimi.

Respektoj njerëzit,që janë paksa rebelë dhe thonë të vërtetën.

Por jo ata që gjënë më kryesore kanë vetëm gënjeshtrën.

Respektoj njerëzit,që në jetë e tyre kanë shumë ëndrra.

Dhe ata që dashurojnë jo nga pamja por nga ajo çfarë iu vjen nga zemra.

Respektoj njerëzit,për ëndrrat dhe dëshirat që kanë.

Ata që luftojnë të kenë sukses dhe jo ata që luftojnë për famë.

Respektoj njerëzit që vuajnë kudo nëpër botë.

Ata që shpresojnë që një ditë do të arrijnë atë që dëshirojnë.