Rilindje-Liljana Ndoni


Nuk mund ta besoja

se jeta mbaronte

në hapësirat e përpjekura të vetmisë.

Me keqardhje

duke parë ëndrra të këqija dhe fantazmat.

Në përkrahje ulja shpresën, duke venë errësirë në zemrën që shastis.

Nuk mund ta besoj

tek reflektimi i fytyrës në pasqyrë tek brazdat,

Që përshkojnë vështrimin, për lëkurën e rrudhosur që ka humbur hirin e rinisë.

Për të mposhtur mërzinë e një përvoje të dyshimtë, e të dhimbshme.

Për të besuar ende në rinovimin e kënaqësisë së pafajshme dhe të përhershme.

Nuk mund ta besoj

se jeta përfundon në një zbrazëti petale trëndafilash te shkundura nga era.

Por besova qe stinet ndrrohen dhe që iken vjeshta, dimri, por në shpirtë lulëzon e qëndron vetëm pranvera..